Please enter at least 3 characters.

Julia Fox mohon spekulimet të ketë humbur peshë përmes injeksioneve të insulinës

2023/03/juliafk.jpg

Modelja amerikane, Julia Fox, ka reaguar ndaj thashethemeve se ka humbur peshë duke përdorur injeksionin e insulinës Ozempic.

Gjegjësisht, në një intervistë të re, ajo ka thënë se nuk do të përdorte kurrë një injeksion që i ndihmon pacientët të mbijetojnë.

“Shumë thonë që unë marr Ozempic. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk e kam përdorur dhe nuk do ta bëja kurrë. Ka diabetikë që kanë nevojë për të”, ka theksuar manekinia.

(Foto: Perez Hilton)

Ajo ka pranuar në të kaluarën të ketë bërë liposuksion dhe injeksione botoks. Ndërkohë, ajo ka vendosur ta pranojë faktin se trupi i saj nuk duket si dikur.

“Nëse shoh një produkt tjetër bukurie që thotë se është kundër plakjes, do ta padis prodhuesin. Do të plakem pavarësisht nëse e vendos atë serum 500 dollarësh në fytyrën time. Le të mos gënjejmë veten”, ka deklaruar Julia.

(Foto: FilmMagic)

Fox doli në qendër të vëmendjes së publikut amerikan pasi u njoftua në janar të vitit të kaluar se ajo ishte në një lidhje me reperin Kanye West. Megjithatë, historia e tyre e dashurisë nuk zgjati. Ata u ndanë dy muaj më vonë. /Telegrafi/