LAJMI I FUNDIT:

“Jugohromi” ka ndërprerë punimet për filtrat (Video)

“Jugohromi” ka ndërprerë punimet për filtrat (Video)

Kombinati “Jugohrom” ka ndërprerë tërësisht punimet për vendosjen e filtrave. Sipas drejtuesve të fabrikës vendimi i tillë është marr për shkak të refuzimit të kërkesës për hapjen e fabrikës dhe vijimin paralelisht të punimeve për vendosjen e filtrave. Megjithatë Ministria e Ekologjisë mbetet fuqishëm në qëndrimin që fabrika të hapet vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike.

“Bisedat ishin pak të ashpra sepse kishte mendime të kundërta dhe zoti Bashkim Ameti kërkonte që të kryhen filtrat pastaj të vazhdohet me punë kurse kërkesa jonë ishte që këtë afat deri sa s’ka ndotje, nga prilli deri në tetor të punojmë dhe paralelisht të instalojmë filtrat”, tha për Alsat-M Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.

Ndërkaq organizata për mbrojtjen e mjedisit EcoGuerilla ka publikuar sot rezultatet e fundit nga matjet e ndotjes së ajrit. Sipas tyre që nga mbyllja e fabrikës ndotja e ajrit është ulur më shumë se 50%.


Ndërkohë sipas informatave në Ministri të Ekologjisë, nëse vazhdon kjo situatë duke mos punuar në drejtim të vënies së filtrave, Jugohromi rrezikon që së shpejti të humb krejtësisht lejen për të vazhduar punën./Telegrafi/

Eco Guerilla do ta padit kombinatin ”Jugohrom” për ndotje të mjedisit jetësor dhe natyrës
Lexo po ashtu Eco Guerilla do ta padit kombinatin ”Jugohrom” për ndotje të mjedisit jetësor dhe natyrës

https://www.youtube.com/watch?v=0cvwAV1LjUM

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori