Meshkujt të cilët veshin të brendshme boksieri kanë numër më të madh të spermatozoideve dhe spermë më kualitative sesa meshkujt që veshin lloje tjera të brekëve që janë të ngushta, thotë një hulumtim i publikuar së fundi në revistën ‘Human Reproduction’.
Për këtë studim, i cili është më i madhi deri më tani i llojit të vet, shkencëtarët i kanë analizuar mostrat e spermës së 656 meshkujve të moshave nga 18 deri 56 vjet, të cilët kishin pasur një indeks të masës trupore (BMI) prej 26, transmeton Telegrafi.
Ata ishin zgjedhur nga çiftet që kishin qenë duke kërkuar trajtime për sterilitet në spitalin e përgjithshëm të Massachusetts.
Secili pjesëmarrës i studimit ka plotësuar një anketim për klinikën i cili ka përfshirë një pyetje për preferencat personale të veshjes së të brendshmeve përgjatë tre muajve të fundit.
Nga personat e anketuar, 53% prej atyre të cilët kishin thënë se veshin të brendshme të gjera (të njohura si të brendshme boksieri) kishin pasur spermë më kualitative dhe me numër më të madh sesa të meshkujve që kishin preferuar të veshin brekë të ngushta.
Sipas ekspertëve, kjo ndodh për shkak të temperaturës. Duke qëndruar të lirshëm, testikujt tuaj janë për pak gradë më të freskët sesa temperatura e trupit, e kjo rezulton në spermë më energjike dhe më të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker