“Ju therin kockat”? Nga qumështi i artë deri tek piperi; Disa metoda natyrale që zbusin dhimbjet e artikulacioneve

Me ardhjen e dimrit shfaqen edhe dhimbjet e artikulacioneve ose nyjave, madje shpesh, kur na dhembin ato, mund të përcaktojmë edhe motin
Sa herë e kemi dëgjuar shprehjen “Më therin kockat, do të bjerë shi”? Por cilat janë mënyrat më natyrale për të zbutur dhimbjet e artikulacioneve dhe si t’i rigjenerojmë ato me anë të ushqimit dhe me metoda sa më natyrale?
Dhimbjet e artikulacioneve janë shqetësimet më të zakonshme dhe më të nënvlerësuara. Në botë vuajnë më shumë se 300 milionë njerëz dhe ky numër është gjithmonë në rritje, sidomos me shtimin e njerëzve që janë mbi peshë, çka stimulon edhe shfaqjen e dhimbjeve.
Artralgjia (artroza, artriti) nuk prek vetëm të moshuarit dhe nuk është një sëmundje e mirëfilltë. Më saktë, dhimbjet janë një alarm që tregojnë se nyjat nuk po e kryejnë siç duhet funksionin e tyre.
Pavarësisht nga shkaku, është shumë e rëndësishme të kemi një qëndrim të mirë të trupit, përndryshe, së shpejti do të ndjeni dhimbje dhe me kalimin e kohës mund të shfaqen çrregullime, si artriti dhe osteoartriti
Trajtimi në formë kremi
Nëse mjekimi juaj është në formë kremi, lyeni 2-3 herë në ditë zonën që ju dhemb, pastaj zgjidhni një nga pijet e mëposhtme (qumështin e artë ose krem frutash) dhe kombinojeni me një nga llojet e mjekimeve të mësipërme. Vazhdoni trajtimin një muaj dhe më pas përsëriteni sipas nevojës.
Qumështi i artë – përmirëson elasticitetin e artikulacioneve
Efekti antioksidues i kurkumës është shumë i dobishëm për dhimbjet e artikulacioneve.
Si të përgatisim qumështin e artë? Vëmë të ziejë 120 ml ujë, ku kemi shtuar 50 g kurkumë pluhur dhe e përziejmë për disa minuta, derisa të marrë valë. Kremin që formohet pasi e ftohim, e ruajmë për 40 ditë në frigorifer.
Para se ta pimë, ngrohim një gotë me qumësht, shtojmë gjysmë luge me krem kurkume, 1 lugë mjaltë, për të ndihmuar përthithjen dhe një lugë me vaj bajameje.
Pije me aloe vera – për një efekt detoks
Kjo pije është e përshtatshme për ata që vuajnë nga dhimbjet e artikulacioneve si pasojë e kequshqyerjes ose nga mbipesha, e shoqëruar me kapsllëk. Aloe vera ka një funksion pastrues, laksativ, antiinflamator dhe qetësues.
Si të përgatisim pijen detoks? Vendosim në blender 2 lugë me xhel aloe vera, lëngun e gjysmës së limonit, 2 cm rrënjë xhenxhefili të freskët, 1 degëz mente dhe një gotë me ujë. E bluajmë derisa të përftojmë një pure dhe e pimë menjëherë; këshillohet gjatë paradites. Mund të përdorim xhel aloe në kuti ose mund ta përftojmë direkt duke e zhveshur nga gjethja.
Mund të zgjidhni edhe vitamina dhe minerale
Glukosamina, që gjendet në trupin tonë, është përgjegjëse për rritjen dhe mirëmbajtjen e kërceve, tendinave dhe pjesëve të tjera lidhëse. Këtë mund ta marrim nga veshja e krostaceve.
Pihet 3 herë në ditë nga 500 ml dhe akoma më mirë nëse kombinohet me sulfat kondroitine.
Piperi
Ekstrakti i piperit, i cili ka efekt dobësues, por dhe ngrohës, dhe përdoret kundër dhimbjeve, gjendet shpesh në medikamentet që përmbajnë edhe kurkumë.
Pihen 1-2 kapsula në ditë dhe ata që zgjedhin këtë medikament bimor, duhet ta shoqërojnë me qumështin e artë.
Magnezi
Ky element është shumë i rëndësishëm për shëndetin e muskujve, sepse parandalon edhe kontraktimet që shfaqen me kalimin e kohës. Ato i dobësojnë dhe favorizojnë dhimbjet e artikulacioneve.
Është e mjaftueshme 1 kapsulë 375 mg në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës