Sipas shumë studimeve shëndetësore, ekziston lidhje neurologjike midis disa pikave të trupit tonë dhe organeve të brendshme

Vëzhgimi i veshëve tanë mund të na ndihmojë të njohim gjendjen tonë aktuale shëndetësore apo edhe të parashikojmë problemet shëndetësore në të ardhmen.


Gjithashtu, veshët mund të na ndihmojnë të kurojmë disa sëmundje, transmeton Telegrafi.

Doni ta dini se si është e mundur kjo? Gjeni përgjigjet në tekst.

Veshët mund të shërbejnë në identifikim

1a6b60c8 b6d0 4e76 8cbe 10fb0a0

Kur lindim, veshët tanë tashmë janë formuar plotësisht. Për këtë arsye, ata mund të përdoren për të njohur dhe identifikuar njerëzit, të ngjashëm me gjurmët e gishtërinjve.

Gjene recesive ose dominante

25a6b60cd c404 46cd 9f61 110e0a

Sipas studimeve, një llapë veshi e bashkuar (e ngjitur në kokë) është një tipar i trashëguar recesiv. Një llapë veshi e ndarë është një tipar mbizotërues në trashëgimi.

Sëmundje koronare të zemrës

35a6b60cf 7038 4611 a1ef 10ee

Një rrudhë diagonale në llapët e veshit mund të tregojë se keni sëmundje të arterieve koronare ose mundësinë që ajo të ndodhë së shpejti.

Mungesa e vitaminave dhe kalciumit

45a6b60d1 1aa4 4272 bc1c 115d0g

Nëse veshët tuaj janë të zbehtë, kjo mund të tregojë se keni nivele të ulëta të disa vitaminave ose kalciumit në trupin tuaj.

Probleme me veshkat

5d1 edited

Nëse veshët tuaj janë të kuq, kjo mund të nënkuptojë se keni probleme me veshkat.

Çrregullime të trurit

65a6b60db f2c8 4f77 a7bc 10f3

Nëse veshët tuaj janë të kuq të ndezur, mund të jetë një shenjë e humbjes së kujtesës, dhimbje koke të shpeshta ose sëmundje të trurit. Inflamacioni i kërcit të veshit është një simptomë e një sëmundjeje të quajtur polikondriti relapsues.

Refleksologjia e veshit

75a6b60df c04c 4a6b a948 11

Refleksologjia e veshit është po aq efektive sa refleksologjia e këmbëve ose pëllëmbëve për lehtësimin e stresit dhe dhimbjes. Më shumë se 200 pika akupunkture në vesh janë të lidhura me organe të ndryshme dhe sistemin muskuloskeletal. Shtypja mbi këto pika mund t'ju ndihmojë të zgjidhni shumë probleme shëndetësore, fizike dhe emocionale. Shumica e pjesëve të trupit dhe organeve përkojnë me fëmijën e palindur në pozicionin e fetusit.

95a6b60e2 3c74 4b93 a38a 10f30a

Pikat në vesh

Duke vendosur pinca në këto pika në vesh, mund të shpëtoni nga dhimbjet e vogla në pjesët e mëposhtme të trupit:

1. Shpinë dhe shpatulla;
2. Organet e brendshme;
3. Nyje;
4. Sinuset e hundës dhe fyti;
5. Organet e tretjes;
6. Koka dhe zemra.

/Telegrafi/