LAJMI I FUNDIT:

Joveski mesazh prokurorëve publikë: Dënime më të ashpra për armëmbajtje pa leje

Joveski mesazh prokurorëve publikë: Dënime më të ashpra për armëmbajtje pa leje

“Tragjeditë që kanë ndodhur në Serbi janë alarm edhe për ne si organ i ndjekjes penale dhe na detyrojnë që si institucion të mobilizohemi për kontroll më efikas të armëve në vend”.

Këtë e tha sot kryeprokurori publik Ljubomir Joveski, i cili gjithashtu shprehu keqardhje për ngjarjet në Serbi.

“Kërkoj nga të gjithë prokurorët publikë në vend që gjatë veprimeve të tyre të insistojnë në sanksione më të rrepta penale për veprën penale – Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese. Shtrëngimi i politikës penale duhet të reflektohet në veprimet e prokurorive publike parësore, të cilat duhet të sigurojnë që masa e sanksionit për krime të tilla të jetë brenda kufijve të përcaktuar ligjërisht pa mundësinë e masës alternative. Përveç kësaj, prokuroritë më të larta publike, në rastet e sanksionit të butë me aktgjykime të shkallës së parë, duhet të përpiqen që përmes procedurave të shkallës së dytë të marrin dënime më të larta”, thuhet në mesazhin e Joveskit.


Ai mendon se nuk duhet të ketë zbutje të sanksioneve, pasi nëse merren parasysh pasojat nga posedimi pa leje i armëve, ato janë të mëdha.

“Arma është mjet edhe për kryerjen e veprave tjera penale dhe përdorimi i saj jashtë kornizës ligjore nuk duhet të tolerohet”, theksoi Joveski.

Ai tha se është në dispozicion, nëse është e nevojshme, që Prokuroria Publike të kontribuojë në mënyrë aktive në çdo diskutim publik të mundshëm të iniciuar me qëllim të ndryshimit të dispozitave ligjore në këtë drejtim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori