LAJMI I FUNDIT:

Jovanovski: Nëse punëtori dëshiron të punojë të dielën dhe të pushojë një ditë tjetër, atëherë duhet të lejohet

Jovanovski: Nëse punëtori dëshiron të punojë të dielën dhe të pushojë një ditë tjetër, atëherë duhet të lejohet

Shumë kompani kanë pasur vërejtje për të dielën jopune. Ka pasur bisedime të gjera me qeverinë e kaluar dhe disa sugjerime janë pranuar e disa jo, tha nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Zoran Jovanovski në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, perceptimi është e drejta për punë nuk mund të jetë më pak e rëndësishme se e drejta për pushim.

“Zgjidhja ligjore ka një sërë përjashtimesh dhe për rrjedhojë kjo është në kundërshtim me parimet bazë kushtetuese. Kjo marrëdhënie duhet të zgjidhet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Ato janë dy palë kontraktuese. Nëse punonjësit i ofrohet të punojë të dielën, në kurriz të një dite tjetër të javës për të shfrytëzuar të drejtën e pushimit dhe ai e dëshiron atë, atëherë duhet t’i jepet mundësia për ta realizuar. Çështja është që tregu ta rregullojë këtë”, thotë Jovanovski.


Oda Ekonomike sot para Gjykatës Kushtetuese ka kundërshtuar ndryshimet ligjore në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat vendoset rregulli që e diela është ditë pushimi ose jopune. Sipas tyre, ligji është në kundërshtim me lirinë dhe tregun e sipërmarrjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori