E gjitha ajo që ndodhi në "Day of Reckoning": Fitojnë Parker dhe Joshua
- 20/04/2024 23:22-Raundi 1
- 24/12/2023 01:15-Kaq nga ne, faleminderit që na ndoqët
- 24/12/2023 00:54-Joshua mposht Wallin, dorëzohet sudezi
- 24/12/2023 00:50-Raundi 5
- 24/12/2023 00:47- Raundi 4
- 24/12/2023 00:43-Raundi 3
- 24/12/2023 00:39- Raundi 2
- 24/12/2023 00:35-Raundi 1
- 24/12/2023 00:30-Fillon meç Joshua vs Wallin
- 24/12/2023 00:28-Anthony Joshua niset drejt ringut, përballet me Otto Wallin
- 24/12/2023 00:18-Dhe tani të gjithë në pritje të Wallin vs Joshua
- 24/12/2023 00:13-Një nga goditjet në xhirim të ngadalësuar
- 24/12/2023 00:01-Rezultatet: Parker fiton ndaj Wilder me vendim unanim të gjyqtarëve
- 23/12/2023 23:58-Fitorja i takon Joseph Parker
- 23/12/2023 23:55-Raundi 12
- 23/12/2023 23:49-Raundi 11
- 23/12/2023 23:46-Raundi 10
- 23/12/2023 23:43-Raundi 9
- 23/12/2023 23:37-Raundi i 8
- 23/12/2023 23:34-Raundi 7
- 23/12/2023 23:30-Raundi 6
- 23/12/2023 23:27-Raundi 5
- 23/12/2023 23:23-Raundi 4
- 23/12/2023 23:20-Raundi 3
- 23/12/2023 23:17-Raundi 2
- 23/12/2023 23:10-Raundi 1
- 23/12/2023 23:05-Dhe fillon meçi Wilder-Parker
- 23/12/2023 23:00-Deontay Wilder si gjithmonë me stil niset drejt ringut
- 23/12/2023 22:43-Joshua po bën përgatitjet e fundit
- 23/12/2023 22:41-Wilder ka filluar nxehjet para meçit me Parker
- 23/12/2023 22:34-Meç mesi Dmitry Bivol dhe Lyndon Arthur zgjati 12 raunde
- 23/12/2023 22:06-McGregor dhe Ronaldo po zbaviten në eventin "Day of Reckoning"
- 23/12/2023 22:03-“Ai ka nënshkruar për Arsenalin” – promotori i boksit ngacmon Ronaldon në eventin “Day of Reckoning”
- 23/12/2023 21:43-Deontay Wilder po bën gati duart përpara luftës kundër Parker
- 23/12/2023 21:04-Daniel Dubois mposht Jarrell Miller me nokaut teknik në raundin e fundit
- 23/12/2023 20:50-Deontay Wilder vjen me stil në eventin "Day of Reckoning"
- 23/12/2023 20:43-Cristiano Ronaldo arrin në eventin e madh të boksit që po mbahet në Arabinë Saudite
- 23/12/2023 20:10-Pse lufta ndaj Otto Wallin nuk do të jetë e lehtë për Anthony Joshua
- 23/12/2023 19:57-Agit Kabayel fiton nokaut teknik kundër Arslanbek Makhmudov
- 23/12/2023 18:52-Jai Opetaia fiton në raundin e parë
- 23/12/2023 18:21-Kroati Filip Hrgovic siguron fitoren në një raund
- 23/12/2023 18:19-Frank Sanchez fiton luftën e parë të eventit
- 23/12/2023 18:18-Conor McGregor dhe Cristiano Ronaldo do të ulet pranë njëri-tjetrit
- 23/12/2023 18:16-Andy Ruiz mbërrin në vendin e ngjarjes, thotë se është "super i emocionuar"
- 23/12/2023 17:50-Orari i meçeve, Joshua vs Wallin dhe Wilder vs Parker
- 23/12/2023 17:36-Wilder vs Parker, nga sa para fitojnë boksierët për meçin e sotëm
- 23/12/2023 17:34-Jo vetëm paratë, Joshua ka një tjetër objektiv nëse e mposht Wallinin – lufta me një kampion
- 23/12/2023 17:33-Mbrëmje spektakolare e boksit, Joshua dhe Wilder do të zbresin në të njëjtin ring, por me kundërshtar të ndryshëm
Tifozët e boksit sonte përjetuan disa meçet të forta në boksit të peshave të rënda. Por, e gjithë vëmendja ishte te dy përballjet finale.
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, ashtu edhe siç pritej, triumfoi në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Ai mposhti Otto Wallin, ku ekipi i tij vendosi të dorëzohet në raundin e pestë dhe kështu AJ fitoi me nokaut teknik.
Në anën tjetër, edhe pse nuk ishte favoriti në këtë përballje Joseph Parker fitoi ndaj Deontay Wilder me anë të pikëve.
20/04/2024 23:22-Raundi 1
Jurgen Uldedaj e ka nisur shumë mirë meçin ku ka dhënë disa goditje drejt Damir Beljos.
24/12/2023 01:15-Kaq nga ne, faleminderit që na ndoqët
Ashtu siç e do tradita. Telegrafi Sport me mbulime speciale sa herë që ka përballje boksi. Për lajme tjera, klikoni këtu.
24/12/2023 00:54-Joshua mposht Wallin, dorëzohet sudezi
Ekipi i Wallin nuk e lejon suedezin të ndeshjet më dhe nuk e lejon të dal për raundin e gjashtë.
Joshua bëri një nga performancat e tij më të mira së fundmi.
24/12/2023 00:50-Raundi 5
Punë më solide nga Joshua, i cili vazhdon të thyejë kundërshtarin e tij. Joshua shpërthen në një kombinim majtas dhe djathtas që e bën Wallin të lëkundet prapa.
Wallin është lënduar dhe meç mund të përfundojë më shpejtë.
24/12/2023 00:47- Raundi 4
Më shumë gjëra të shkëlqyera nga Joshua, i cili është plotësisht në ritëm dhe në ekuilibër dhe i kundërvihet bukur Wallin.
24/12/2023 00:43-Raundi 3
Joshua po vazhdon me sulme drejt Wallinit. Ai po ecën përpara, duke e goditur me grushte të sakta dhe tashmë i ka hapur një prerje rreth syrit të djathtë të suedezit. Wallin duket i shqetësuar.
24/12/2023 00:39- Raundi 2
Edhe një tjetër raund i qetë, me Joshuan që po sulmon më shumë dhe po godet në fytyrë kundërshtarin. Hunda e Wallin duket paksa e skuqur tashmë nga goditjet.
24/12/2023 00:35-Raundi 1
Filloi ngjarja kryesore. Joshua më i angazhuar dhe duke se ishte në epërsi në këtë raund që nuk kishte shumë ngjarje.
24/12/2023 00:30-Fillon meç Joshua vs Wallin
24/12/2023 00:28-Anthony Joshua niset drejt ringut, përballet me Otto Wallin
Eventi final i “Day of Reckoning”, do të jetë mes Anthony Joshua me Otto Wallin.
Boksierët janë nisur drejt ringut ku do të boksojnë për 12 raunde, në një mbrëmje spektakolare boksi.
24/12/2023 00:13-Një nga goditjet në xhirim të ngadalësuar
https://twitter.com/WestHamXtra/status/1738690037762417023?t=3QpKQ-fXr9I4fNpZgbRWCw&s=07
24/12/2023 00:01-Rezultatet: Parker fiton ndaj Wilder me vendim unanim të gjyqtarëve
Tani është zyrtare! Joseph Parker fiton pas 12 raundesh ndaj Deontay Wilder me vendim unanim.
Zyrtarët votuan 118-111, 118-110 dhe 120-108 në të mirë të Parker.
23/12/2023 23:55-Raundi 12
Wilder e dinte që kishte nevojë për nokaut dhe shkoi deri në fund, por Parker qëndroi në këmbë.
Parker pranoi shumë grushte në këtë raund nga Wilder që donte ta mbyllte meçin.
Ky raund pa dyshim shkon për Wilder. Tani në pritje të rezultateve zyrtare...
23/12/2023 23:49-Raundi 11
Wilder angazhohet për të hedhur me të djathtën, por nuk qëllon cakun me të. Trilogjia me Tyson Fury nuk i ka bërë mirë dhe Wilder e gjen veten tre minuta nga humbja.
23/12/2023 23:46-Raundi 10
Një tjetër raund i mirë për Parkerin, i cili është dy raunde larg fitores. Wilder mbetet i rrezikshëm deri në fund, por vija e finishit është duket më afër boksierit nga Zelanda e Re.
Wilderit i duhet një nokauti gjatë gjashtë minutave të ardhshme.
23/12/2023 23:43-Raundi 9
Parker vazhdon me planin e tij të disiplinuar, taktik të lojës, pavarësisht kë e ka përballë. Këmbët e Wilderit duken të lëkundura, por Parker vazhdon me plan të matur.
Në sekondat e fundit, Wilder fillon të dalë përpara për herë të parë gjatë gjithë natës, por Parker e bllokoi dhe dha madje edhe grushte.
Parker ka goditur 63 nga 187 grushta (33.7%) në nëntë raunde, sipas statistikave të grushtimit të Compubox, krahasuar me 24 nga 128 për Wilder (18.8%).
23/12/2023 23:37-Raundi i 8
Më në fund Deontay Wilder futet në meç dhe dominon një raund ndaj Joseph Parker. Në fund të raundit Parker dhe disa goditje, por Wilder u kthye fuqishëm dhe ka mundur ta rrëzojë zelandezin, por gongu e shpëtoi.
23/12/2023 23:34-Raundi 7
Një tjetër raund për Parkerin, i cili vazhdon të pengojë Wilderin me dorën e djathtë dhe nuk e lejon ta godas me dorën e fortë. Wilder ka nevojë për një nokaut për të fituar meçin.
23/12/2023 23:30-Raundi 6
Parker kaloi pjesën më të madhe duke luftuar nga larg, por ai e mbylli në distancë dhe po lufton nga distanca e mesme tani, duke e zbarkuar amerikanin.
Ai po përfiton nga pasiviteti i Wilderit dhe po merr pikë efektivisht sipas dëshirës duke goditur grushte më të pastër. Parker kryeson në gjashtë raunde.
23/12/2023 23:27-Raundi 5
Parker po tregohet luftëtar dhe vazhdimisht është i pari që grushton. Një tjetër raund i fituar lehtë nga Parker me Wilde, i cili është joaktiv dhe qartësisht nuk kërkon asgjë përveç nokautit.
23/12/2023 23:23-Raundi 4
Tensioni më në fund shpërthen në fillim të katërt, kur Parker gjuan bukur dhe të dy pastaj fillojnë ta gjuajnë njëri tjetrin. Me rreth 20 sekonda të mbetura, Parker godet në kokën Wilderit dhe shpëton i padëmtuar. Çfarë fillimi nga Parker.
23/12/2023 23:20-Raundi 3
Goditje e shkëlqyeshme e dyfishtë nga Parker ka bërë që Wilder të shtyhet prapa. Parker po bën disa goditje të bukura trupore sonte.
23/12/2023 23:17-Raundi 2
Wilder është ende jashtë meçit. Një tjetër raund i parëndësishëm midis Deontay Wilder dhe Joseph Parker .
23/12/2023 23:10-Raundi 1
Raundi mjaft i lehtë, me Joseph Parkerin që dha goditjen e vetme të mirë, një goditje me të djathtëm që shkoi në kokën e Wilder. Parker po mirë, duke i thyer ritmin Wilderit.
23/12/2023 23:00-Deontay Wilder si gjithmonë me stil niset drejt ringut
Njëri nga dy meçet kryesore, ai mes Deontay Wilder dhe Joseph Parker, është afër nisjes.
Boksieri i njohur amerikan, Wilder, që llogaritet edhe favorit i madh është nisur drejt ringut.
23/12/2023 22:43-Joshua po bën përgatitjet e fundit
Anthony Joshua ka filluar të lidh duart dhe të bëhet gati për meçin ndaj Otto Wallin.
23/12/2023 22:41-Wilder ka filluar nxehjet para meçit me Parker
Po afrohemi të dy meçet kryesore të mbrëmjes ku fillimisht do të jetë ai mes Deontay Ëilder dhe Joseph Parker.
Amerikani ka filluar nxehjet në dhomat e zhveshjes dhe pas pak do t’i drejtohet ringut.
Ëilder nuk ka boksuar asnjë herë këtë vit dhe kjo do të jetë hera e parë.
23/12/2023 22:34-Meç mesi Dmitry Bivol dhe Lyndon Arthur zgjati 12 raunde
Bivol arriti të ishte më i mirë se sa Arthur dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Bivol mposht Arthurin me (120-107) në të tria vendimet e gjyqtarëve. Dominim absolut i rusit teksa mposhti me lehtësi kampionin e IBO-së.
23/12/2023 22:06-McGregor dhe Ronaldo po zbaviten në eventin "Day of Reckoning"
Legjenda e MMA, Conor McGregor dhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, po qëndrojnë afër njëri-tjetrit.
Ata kanë qeshur dhe komentuar meçet mes veti, ndërsa në një moment krahasuan orët që kanë në duar, ku skocezi duket se u befasua nga ajo që mbante CR7.
23/12/2023 22:03-“Ai ka nënshkruar për Arsenalin” – promotori i boksit ngacmon Ronaldon në eventin “Day of Reckoning”
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, që është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, po shijon natën e madhe të boksit që zhvillohet në këtë vend.
Ai gjendet në eventin “Day of Reckoning”, ku do të boksojnë emra të mëdhenj të boksit si Anthony Joshua me Otto Wallin dhe Deontay Wilder kundër Joseph Parker.
Anglezi Frank Warren që është menaxher dhe promotor boksit, ishte ulur afër Ronaldos në njërin nga meçet.
23/12/2023 21:43-Deontay Wilder po bën gati duart përpara luftës kundër Parker
Boksieri nga Alabama është duke u bërë gati për ring, ku ka filluar procedurat e para.
Ai ka mbështjell duart dhe po bëhet gati për meçin që vlerësohet se len për të rreth 10 milionë dollarë.
23/12/2023 21:04-Daniel Dubois mposht Jarrell Miller me nokaut teknik në raundin e fundit
Një gjuajtje e shkëlqyer nga Dubois, ku Miller mbeti te litarët dhe pranonte grushte. Gjyqtari u fut në mes dhe ndërpreu sulmin.
Një meç i bukur që zgjati deri në raundin e dhjetë.
23/12/2023 20:50-Deontay Wilder vjen me stil në eventin "Day of Reckoning"
Deontay Wilder do të ndeshjet sonte me Joseph Parker në që po quhet "Day of Reckoning".
Amerikani do të paguhet jo më pak se 10 milionë dollarë për të luftuar sonte.
23/12/2023 20:43-Cristiano Ronaldo arrin në eventin e madh të boksit që po mbahet në Arabinë Saudite
Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, që është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, po merr pjesë në natën e madhe të boksit që zhvillohet në këtë vend.
Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij Critiano Jr, ndërsa u prit nga sheikët që janë organizatorë të eventit.
23/12/2023 20:10-Pse lufta ndaj Otto Wallin nuk do të jetë e lehtë për Anthony Joshua
Wallin e ka dëshmuar tashmë se ai është një arrë e fortë, madje edhe për disa nga luftëtarët më të talentuar të peshave të rënda në botë.
Mos harronin sesi Wallin thuajse e mundi Tyson Furyn në vitin 2019, duke e lënë atë me një prerje të keqe në vetull.
23/12/2023 19:57-Agit Kabayel fiton nokaut teknik kundër Arslanbek Makhmudov
Kabayel thotë se do ta "tronditi botën" dhe me të drejtë, pasi në një mori goditjesh të forta e çuan atë drejt një fitoreje me TKO kundër Makhmudov.
Gjqytari e ndërpreu ndeshjen pasi Makhmudov ishte në vështirësi.
23/12/2023 18:52-Jai Opetaia fiton në raundin e parë
Në sekondat e fundit të mbylljes së Raundit 1, Jai Opetaia jep një të majtë me precizion, duke shtruar në dysheme Ellis Zorro.
Goditja e tij rezultoi me një nokaut spektakolar.
23/12/2023 18:21-Kroati Filip Hrgovic siguron fitoren në një raund
Në meçin e dytë të natës, Filip Hrgoviq siguron një fitore të shpejtë, duke e ndalur Mark De Morin në raundin hapës.
Kjo fitore e pozicionon Hrgovicin për një titull botëror në vitin 2024.
23/12/2023 18:19-Frank Sanchez fiton luftën e parë të eventit
Në luftën e tij kundër Junior Fa, 'The Cuban Flash' mposhti rivalin e tij për të mbetur i pamposhtur dhe për të kaluar në 24-0.
23/12/2023 18:18-Conor McGregor dhe Cristiano Ronaldo do të ulet pranë njëri-tjetrit
Conor McGregor pritet të jetë i ulur pranë Cristiano Ronaldos në eventin e madh të boksit “Day Of Reckoning” sonte në Arabinë Saudite.
23/12/2023 18:16-Andy Ruiz mbërrin në vendin e ngjarjes, thotë se është "super i emocionuar"
Andy Ruiz ka arritur në vendin e ngjarjes. Pesha e rëndë e boksit thotë se është "super i emocionuar" përpara ngjarjes së madhe të mbrëmjes së sotme.
23/12/2023 17:50-Orari i meçeve, Joshua vs Wallin dhe Wilder vs Parker
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, do të zbarkojë sonte në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.
Në atë që premton të jetë një ndeshje epike, Joshua do të përballet me Otto Wallin në 12 raunde, me shpresën për të vendosur veten për një mundësi tjetër për titull kundër Tyson Fury ose Oleksandr Usyk.
Kjo mbrëmje mbledh disa nga ish-kampionët më të arrirë të botës në peshën e rëndë.
23/12/2023 17:36-Wilder vs Parker, nga sa para fitojnë boksierët për meçin e sotëm
Sonte tifozët e boksit do të përjetojnë disa nga meçet më të forta në historinë e boksit të peshave të rënda.
Një nga këto luftime do të jetë edhe ajo mes Deontay Wilder që lufton kundër Joseph Parker, ku njerëzit duan të dinë se sa para do të marrin.
23/12/2023 17:34-Jo vetëm paratë, Joshua ka një tjetër objektiv nëse e mposht Wallinin – lufta me një kampion
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, do të zbarkojë sonte në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.
Në atë që premton të jetë një ndeshje epike, Joshua do të përballet me Otto Wallin në 12 raunde, me shpresën për të vendosur veten për një mundësi tjetër për titull kundër Tyson Fury ose Oleksandr Usyk.
23/12/2023 17:33-Mbrëmje spektakolare e boksit, Joshua dhe Wilder do të zbresin në të njëjtin ring, por me kundërshtar të ndryshëm
Anthony Joshua do të luftojë për herë të tretë këtë vit të shtunën, teksa bokson Otto Wallin në Arabinë Saudite.
Ndeshja e peshave të rënda është renditur si ngjarja kryesore, ku gjithashtu do të ketë një luftë mes Deontay Wilder me Joseph Parker dhe shumë ndeshje të tjera të profilit të lartë.






























