Analisti amerikan Edward P. Joseph thotë se krimet e së kaluarës, ato të kryera nga sërbët kundër shqiptarëve dhe ato të shqiptarëve kundër sërbëve apo shqiptarëve të tjerë, rëndojnë mbi Kosovën.
Prandaj, sipas tij, paraqitja e ish kryeministrit Haradinaj në Hagë është një mundësi e rëndësishme për të ecur përpara, duke iu përgjigjur pyetjeve për dyshime për veprime kriminale në të kaluarën.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i Menaxhimit të Konflikteve në Universitetin Johns Hopkins, theksoi gjithashtu se dorëheqja e zotit Haradinaj mund të ketë një ndikim të përkohshëm në dialogun Kosovë-Serbi.
Të mërkuren prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë morën në pyetje ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në cilësinë e të dyshuarit. Zoti Haradinaj të premten dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Kosovës, pasi mori një thirrje për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale. Si i shihni ju këto zhvillime?
Joseph: Kjo është një situatë e pazakonshme. Natyrisht, në rastin e ish kryeministrit Haradinaj, nuk është një rast i paprecedentë. Kjo tashmë ka ndodhur njëherë në të kaluarën në vitin 2005. Nga pikëpamja ime, kjo në fakt është një mundësi e rëndësishme për zotin Haradinaj dhe për Kosovën. Krimet e së kaluarës, ato të sërbëve kundër shqiptarëve, ato të shqiptarëve kundër sërbëve dhe shqiptarëve të tjerë, ose krimi i pazgjidhur që mund të jetë kryer nga sërbët kundër Oliver Ivanoviqit, rëndojnë mbi Kosovën. Në fakt, kjo është një mundësi e rëndësishme për zotin Haradinaj dhe për Kosovën për të ecur përpara, duke dalë para një gjykate të hapur dhe duke iu përgjigjur hapur dhe qartë pyetjeve mbi veprimet e së kaluarës dhe dyshimet për veprime kriminale në të kaluarën.
Çfarë ndikimi mendoni do të ketë dorëheqja e zotit Haradinaj mbi zhvillimet në Kosovë?
Joseph: Ky është një zhvillim i madh për politikën e brendshme në Kosovë. Ish kryeministri Haradinaj kishte kundërshtime të thella me presidentin Thaçi mbi qasjen ndaj bisedimeve të rëndësishme me Serbinë dhe diskutimet për njohje të Kosovës nga Serbia, që është pjesë e rrugës së përgjithshme të Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, operimit të saj si një vend normal dhe në fund anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, që është e rëndësishme për të dyja vendet. Pra, ky zhvillim sjell një element të ri: largimin e zotit Haradinaj për momentin nga ekuacioni. Por nga ana tjetër në njoftimin e tij të dorëheqjes, ai këmbënguli që të vazhdojë të ruhet qëndrimi i tij i fortë kundër çdo ndarjeje territoriale të Kosovës, ose krijimit të një entiteti si Republika Serbe brenda Kosovës, që me sa duket ka mbështetje brenda partisë së tij dhe në Kosovë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania