LAJMI I FUNDIT:

Jonida Maliqi fiton edicionin e 57-të të festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Jonida Maliqi fiton edicionin e 57-të të festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit, është fituese e festivalit të RTSH-së.

Ajo u shpall fituese pas tre netë konkurrimi mes 22 krijimesh të përzgjedhura për Fest ’57.


Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Tel Aviv në Eurosong. Më parë këngëtarja kishte shprehur ambicjen e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje të muzikës europiane.

Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro me këngën “Lejla” ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias për Eranda Libohovën .

https://www.youtube.com/watch?v=hSAXe69GP_I

Jonida Maliqi, këngëtarja me vokalin e veçantë dhe stilin e pangatërrueshëm, ka prekur skenën e Festivalit të Këngës që në moshën 13 vjeçare në duetin me Aleksandër Rrapin, “Planeti i fëmijëve”, në vitin 1995 dhe dy vite më pas në duet me Kastriot Tushën, “Flas me engjëllin tim”.

Me një pjekuri tjetër artistike, Jonida prezantohet në vitin 1999 me këngën “Do jetoj pa ty” dhe në tre vitet pasardhëse me këngët “Çast”, “Ik” dhe “Do humbas me ty”.

Rikthimi i saj në vitin 2004 me këngën “Frikem se më pëlqen” do të shpërblehej me çmimin e tretë. Dy vite më vonë Maliqi prezantohet me këngën “Pa identitet” dhe në Fest’ 46 me këngën “S’ka fajtor në dashuri”.

Me sukses ka prezantuar edhe Festivalin e 49-të të Këngës në RTSH. Ajo u kthye në Fest ’57 pas 11 vitesh. /gsh.al/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori