Ka nisur nata finale e edicionit të 60-të të Festivalit të RTSH-së.

Meqenëse këtij festivali edhe për sivjet po i vjen fundi, sonte pritet të kurorëzohet edhe kënga fituese, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.


Edhe në këtë natë u rezervuan befasi e interpretime të jashtëzakonshme nga artistët e përzgjedhur.

Screenshot 5 57 Foto: Screenshot/YouTube

Nikoqirë të këtij festivali janë: Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Dy bukuroshet kanë marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e tyre atraktive teksa duken në formë të mrekullueshme.

Screenshot 6 53 Foto: Screenshot/YouTube

Jonida ka përzgjedhur një fustan të bardhë të gjatë me dekolte të hapur, gjersa në anën tjetër Xhemi shfaqet me fustan të zi transparent.

Kujtojmë që vitin e kaluar Anxhela Peristeri është zgjedhur artistja për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2021. /Telegrafi/

Screenshot 7 39 Foto: Screenshot/YouTube