LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioriteti ynë strategjik

Jolevski: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbetet prioriteti ynë strategjik

Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti ynë strategjik. Duke i pasur parasysh ndryshimet gjeopolitike në korniza globale, proceset integruese në strukturat euroatlantike ndikojnë pozitivisht në paqen, bashkëpunimin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik dhe demokratik të shteteve, theksoi ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski sot në fjalimin në “Future Forces Forum 2016” që mbahet në Pragë, Çeki, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zhvillimi dinamik i skenës ndërkombëtare të sigurisë kërkon ndjekje të vazhdueshme dhe përshtatje ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe rreziqeve. Republika e Maqedonisëi takon rajonit euroatlantik dhe siguria e saj është e pandarë nga siguria e rajonit dhe më gjerë”, theksoi ministri Jolevski.

Ai ka shtuar se bota përballet me shumë sfida, rreziqe dhe kërcënime, midis të cilëve i përmendi terrorizmin, krimin e organizuar transnacional, luftën hubride, migrimin e paligjshëm etj. Në kontekst të migrimit, ministri theksoi se për shkak të pozitës së saj gjeografike, Maqedonia vitin e kaluar u gjet në një situatë të ndërlikuar me fluks të përditshëm të migrantëve.


Në takim me gjeneralin Beçvar, ministri Jolevski shprehu kënaqësi nga niveli i bashkëpunimit midis dy armatave. “Ne bashkëpunojmë për shumë çështje nga sfera e mbrojtjes, veçanërisht përballjen me krizën migruese, këmbimin e informacioneve për gjendjen aktuale të sigurisë, si dhe në sferën e edukimit ushtarak”, ka thënë ministri dhe shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të intensifikohet në të ardhmne, kumtoi MM-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori