JoJo Siwa mahnit me pamjen si Bette Davis në klipin e ri, i dedikon këngën të dashurit

JoJo Siwa ka nisur një fazë të re në karrierën e saj me një videoklip të frymëzuar nga ikonat e Hollywood-it, ku shfaqet si Bette Davis në versionin e saj të personalizuar të këngës “Bette Davis Eyes”.
Me një pamje elegante të viteve të 30-ta dhe tekst të ndryshuar, këngëtarja 22-vjeçare i bën një dedikim të dashurit të saj Chris Hughes, duke e kthyer vargun final në “Chris Hughes Eyes”.
Kënga, që u performua për herë të parë në një festival në maj, mori reagime të fuqishme, çka e shtyu JoJo-n të realizonte një version në studio, edhe pse ende është e pavendosur nëse do ta publikojë në Spotify. Chris e mbështeti menjëherë publikisht, duke komentuar: “Jo e vërtetë”, shkruan DailyMail.
Ky transformim shënon gjithashtu një moment reflektimi për JoJo-n, e cila ka folur hapur për ndryshimet në jetën personale dhe profesionale.
Ajo ka theksuar se ndihet më e lirë dhe më e vërtetë, duke lënë pas presionet e së kaluarës dhe duke përqafuar identitetin e saj si queer.
Lidhja me Chris, të cilin e njohu në Celebrity Big Brother, është kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.
Fansat kanë reaguar pozitivisht ndaj këngës dhe pamjes së saj të re, duke kërkuar me padurim publikimin zyrtar të klipit. /Telegrafi/

























































