Biden, e ka portretizuar Romneyn si të dobët në çështjet e politikës së jashtme.

“Nëse ju kërkoni për një moto për ta bërë një rezyme se si presidenti Obama e ka menaxhuar atë që e trashëguam, është shumë thjeshtë: Osama bin Laden është i vdekur, ndërsa Gjeneral Motors është gjallë”, citohet të ketë thënë Joe Biden.


Fushata e Mitt Romneyt është përgjigjur duke thënë se është Biden ai që e ka shtyrë një politikë të jashtme “imagjinative”, e cila heq dorë nga roli i liderit të Shteteve të Bashkuara në botë. /Telegrafi/