Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, shpalli zyrtarisht të enjten kandidaturën për president për zgjedhjet e vitit 2020, duke dalë menjëherë në krye të listës së gjatë të kandidatëve demokratë që duan të sfidojnë Presidentin Donald Trump.
Ai e shpalli vendimin në një video të postuar në rrjetin Twitter, duke deklaruar se “jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi”.
“Jam i bindur se këto katër vite me këtë president dhe gjithçka që ai mbështet, do të hyjnë në histori si një moment i neveritshëm i përkohshëm. Por nëse i japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shoh se çfarë po ndodh”, tha ai.
Tashmë janë bërë 20 kandidatë demokratë që luftojnë për të fituar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, ndërsa emra të tjerë më pak të njohur mund t’i bashkohen garës.
Biden, 76-vjeçar, një senator veteran nga shteti Delaware dhe nënpresident për dy mandate në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, përballet me kandidatët e tjerë demokratë, përfshirë senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders i cili kryeson shumë anketa dhe ka shfaqur aftësinë për të siguruar fonde.
Mes demokratëve, zoti Biden ka përvojë ndërkombëtare dhe legjislative të pashoqe dhe është ndër fytyrat më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.
Por stili i tij të komunikimit, që i ka kaluar koha dhe që shprehet me afërsi fizike që mund të konsiderohet e papërshtatshme, së fundmi i ka shkaktuar atij probleme, kur të paktën shtatë gra, përfshirë një ish-kandidate për zëvendës guvernatore e Nevadës, e akuzuan atë për prekje, përqafime dhe puthje të papërshtatshme në aktivitete publike.
Zoti Biden e mbrojti sjelljen e tij duke thënë se përputhej me përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për të krijuar “lidhje njerëzore” si me gra, ashtu edhe me burra dhe premtoi se këtej e tutje do të jetë i kujdesshëm ndaj kufijve të afërsisë të njerëzve të tjerë.
Zoti Biden ka një aftësi që shumë prej rivalëve të tij u mungon – mbi një shekull përvojë në qeveri dhe një histori të gjatë vendimesh politike – disa prej të cilave në nivelet më të larta të qeverisë.
Ai ishte senator për afro katër dekada, duke u bërë kryetar i Komisionit Juridik dhe atij për Marrëdhënie me Jashtë. Më pas ai ishte nënpresident për tetë vjet gjatë presidencës Obama.
Ai mbështeti disa ndërhyrje të huaja të Shteteve të Bashkuara, përfshirë luftën në Afganistan në vitin 2001 dhe ndërhyrjen në Irak në vitin 2003, dhe kishte një rol të rëndësishëm në miratimin e legjislacionit për kontrollin e armëve, si edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë kriminale.
Megjithatë me ndryshimin e kohëve dhe vlerave politike, disa nga vendimet dhe veprimet e zotit Biden janë kritikuar nga demokratët dhe të pavarurit më liberalë.
Disa në Partinë Demokrate mendoj se karriera e zotit Biden në Uashington do të ndihmojë për të bindur votuesit që ai mund të bindë votuesit që mund ta mundë Presidentin Trump vitin e kaluar, por të tjerë argumentojnë se partisë i duhet një fytyrë e re.
Vitet e hershme dhe tragjedia
Kur ishte vetëm 29 vjeç në vitin 1972, zoti Biden fitoi zgjedhjet për t’u bërë senatori i dytë më i ri në historinë amerikane.
Vetëm disa javë më pas, gruaja e tij Neilia, dhe vajza e tij e vogël, Naomi, humbën jetën në një aksident rrugor, një javë para Krishtlindjeve. Djemtë e tij, Beau and Hunter, u plagosën rëndë por mbijetuan dhe zoti Biden e bëri betimin si senator pranë shtratit të spitalit të të birit Beau në vitin 1973.
Mbi 40 vjet më pas, zoti Biden që ishte rimartuar prej kohësh me Jill Biden, u godit përsëri nga tragjedia, kur Beau vdiq nga kanceri në tru në moshën 46 vjeçare.
Zoti Biden përmendi vdekjen e tij si arsye që nuk hyri në garën presidenciale në vitin 2015.
Vitet e hershme dhe tragjedi
Kur ishte vetëm 29 vjeç në vitin 1972, zoti Biden fitoi zgjedhjet për t’u bërë senatori i dytë më i ri në historinë amerikane.
Vetëm disa javë më pas, gruaja e tij Neilia, dhe vajza e tij e vogël, Naomi, humbën jetën në një aksident rrugor, një javë para Krishtlindjeve. Djemtë e tij, Beau and Hunter, u plagosën rëndë por mbijetuan dhe zoti Biden e bëri betimin si senator pranë shtratit të spitalit të të birit Beau në vitin 1973.
Mbi 40 vjet më pas, zoti Biden që ishte rimartuar prej kohësh me Jill Biden, u godit përsëri nga tragjedia, kur Beau vdiq nga kanceri në tru në moshën 46 vjeçare.
Zoti Biden përmendi vdekjen e tij si arsye që nuk hyri në garën presidenciale në vitin 2015.
Por zoti Biden ka shënuar edhe suksese të mëdha, si propozimin dhe mbështetjen për Ligjin kundër Dhunës ndaj Grave, që bëri më të lehtë ndjekjen penale të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale.
Ai luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në miratimin e ligjit Brady, që i bënte të detyrueshme kontrollet e së kaluarës së personave që blejnë armët.
Politika kombëtare
Zoti Biden ka kandiduar dy herë për president, në vitin1988 dhe 2008, por pa sukses.
Barack Obama, që siguroi emërimin e partisë së tij dhe më pas presidencën, e zgjodhi zotin Biden si kandidat për nënpresident, kryesisht falë përvojës së tij të gjatë në skenën ndërkombëtare.
Ai i bë personi ndërmjetës për të punuar me republikanët për çështje të vështira.
“Ai kishte rol qendror në çdo marrëveshje mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë”, thotë Jim Kessler, i organizatës progresiste “Third Way”.
Presidenti i atëhershëm Obama e befasoi zotin Biden në vitin 2017 me çmimin më të lartë civil, Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Biden ka një karrierë publike më të gjatë nga mosha e disa prej rivalëve të tij demokratë. Në këto zgjedhje mosha do të jetë përsëri në qendër të fushatës. Nëse zgjidhet ai do të jetë personi më i moshuar që merr presidencën. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-21-780x439.png)
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona
![Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_13-19-780x439.png)
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin
![Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-143-780x439.jpg)
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit
![Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-18-780x439.png)
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën
![Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-14-e1739715530231-780x439.jpeg)
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë