Jobe Bellingham ka dhënë miratimin për t'u bashkuar me Borussia Dortmund, sipas raportimeve nga Sky Germany.

Mesfushori i Sunderlandit duket se do të ndjekë gjurmët e vëllait të tij, Jude Bellingham, i cili gjithashtu shkëlqeu te Dortmundi përpara se të transferohej te Real Madrid.


Aktualisht, pritet që Borussia Dortmund dhe Sunderland të arrijnë marrëveshje përfundimtare për transferimin.

Shuma e transferimit mendohet të jetë rreth 25.3 milionë funte, një investim i konsiderueshëm për talentin 18-vjeçar.

Gjatë këtij sezoni, Jobe ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 3 asistime.

Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, por Dortmundi duket se ka fituar garën për firmën e tij.

Transferimi i tij pritet të zyrtarizohet së shpejti, nëse klubet bien dakord për detajet përfundimtare.

Në garë për lojtarin kanë qenë edhe Man Utd, Newcastle United, Lazio, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app