Joaquin Phoenix dhe e fejuara e tij, Rooney Mara, janë zyrtarisht prindër.

Çifti së fundmi mirëpritën djalin të cilën e kanë pagëzuar me emrin, River, zbuloi filmbërësi Victor Kossakovsky.


Ky i fundit ishte duke promovuar dokumentarin e titulluar “Gunda” në Festivalin e Filmit në Zvicër, ndërkohë që Phoenix, i cili ishte producent i filmit, nuk ishte i pranishëm.

GettyImages 924607670 Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara (Foto: Dave J Hogan/Getty Images/Guliver)

“Ai ka një foshnje dhe emri i tij është River, kështu që nuk është prezent”, njoftoi Victor.

Phoenix dhe Mara e pagëzuan djalin e tyre me emrin e vëllait të ndjerë të yllit të “Joker”, i cili vdiq më 1993 prej mbidozës së drogës.

Lajmet për ardhjen në jetë të foshnjës vijnë pasi Page Six zbuloi në maj që aktorja është shtatzënë.

GettyImages 1203749387 Joaquin Phoenix (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Dyshja fillimisht u njoftuan në setin e filmit “Her”, të cilët më pas u ribashkuan edhe në “Mary Magdalene”.

Në korrik të vitit 2019, US Weekly konfirmoi që çifti u fejuan meqë aktorja e “Girl With the Dragon Tatto” u fotografua me një unazë diamanti. /Telegrafi/