Milani dhe Chelsea kanë rënë dakord për huazimin e Joao Felix, i cili do të bashkohet me kuqezinjtë.  

Puna e agjentit të tij, Jorge Mendes, dhe dëshira e vetë Felixit ishin vendimtare për marrëveshjen.  


Huazimi është vlerësuar në 2 milionë euro, me pagën e plotë të mbuluar nga Milani.  

Felix mbërriti në Milano dhe do t'i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Kjo marrëveshje u bë e mundur pasi Milani siguroi fondet e nevojshme përmes marrëveshjes së Noah Okafor, duke i lejuar klubit të përshpejtojë transferimin e Felixit.  

Pas testeve, Felix do të jetë i gatshëm për stërvitjen e tij të parë me ekipin, në prag të çerekfinales së Coppa Italia kundër Romës. /Telegrafi/  

telegrafi sport app