LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Sagna, Benevento tentoi edhe transferimin e Nasrit dhe Songut

Jo vetëm Sagna, Benevento tentoi edhe transferimin e Nasrit dhe Songut

Benevento thuhet se u përpoq dhe nuk arriti të nënshkruajë edhe me dy ish-mesfushorët e Arsenalit, Alex Song dhe Samir Nasri.

Klubi i fundit në renditjen tabelore në Serie A, Benevento, nënshkroi para dy ditësh me lojtarin e lirë, ish-yllin e Arsenalit, Bacary Sagna.

Por, mediat italiane raportojnë se klubi italian nuk u ngop vetëm më afrimin e Sagnas, por deshi edhe dy ish-yje tjerë të klubit londinez.


Zyrtare: Bacary Sanga në Benevento
Lexo po ashtu Zyrtare: Bacary Sanga në Benevento

Sipas Sky Sport Italia, Benevento hapi bisedime për ribashkimin e Sagnas me Nasrin dhe Songun.

Nasri dhe Song gjatë një stërvitje me Arsenalin (Getty Images)

Megjithatë, mediumi italian vë në dukje se negociatat për të dy lojtarët ishin të pasuksesshme”, duke i lënë ata si agjentë të lirë.

Dikur njëri ndër më të mirët në botë në rolin e tij - Sot Samir Nasri është lojtar i lirë dhe në kërkim të një klubi të ri
Lexo po ashtu Dikur njëri ndër më të mirët në botë në rolin e tij - Sot Samir Nasri është lojtar i lirë dhe në kërkim të një klubi të ri

Mesfushori Song u lirua kohëve të fundit nga skuadra ruse Rubin Kazan, ndërsa Nasri është i lirë pas largimit nga skuadra turke, Antalyaspor.

Të dy lojtarët në fjalë kanë pasur karrierë të pasur evropiane pasi kanë luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha si Barcelona, Manchester City dhe Sevilla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori