Jetulla Qerimi flet për vdekjen e vëllait të tij: Kemi dyshime, për shkak të padrejtësisë 13 vjeçare që na e ka bërë shteti

Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit, i cili ndërroi jetë në Burgun e Idrizovës, ka folur në lidhje me vdekjen e vëllait të tij.
Në një deklaratë për “Lajm TV”, Jetulla Qerimi, tha se sot në orët e mëngjesit janë njoftuar se vëllai i tij Rexhaili ka ndërruar jetë.
“Na u paraqitën prej burgut na thanë se është alivanosur dhe e kanë dërguar në spital. Ne shkuam atje, por për 3 orë nuk erdhi askush. Kinse ka vdekur rrugës për në spital. Mbrëmë na treguan se ai ka ndërruar jetë”.
“E kemi sjellë kufomën në shtëpi dhe jemi të demoralizuar për padrejtësitë që ka i ka bërë ky shtet. Nuk mund ta bëjë këtë një njeri që ka ndjenja. Arsyet e vdekjes nuk i dijmë, por ne dyshojmë, pasi e dijmë për padrejtësinë për 14 vjet që na e kanë bërë”, tha mes tjerash Jetulla Qerimi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se varrimi pritet të bëhet nesër, pasi kanë familjarë që ndodhen jashtë vendit.
Ndryshe, Rexhail Qerimi u dënua me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.
Rreth një viti më parë Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Penale dhe ka kthyer në fillim procesin gjyqësor për rastin “Alfa”, që ka të bëjë me vrasjen e policit në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup.
Gjykata e Apelit e pranoi ankesën për përsëritjen e procedurës të parashtruar nga Rexhail Qerimi dhe Agim Islami përmes avokates së tyre Artene Iseini.
Kujtojmë se, në parkingun e fakultetit matematiko natyror në Shkup, me një breshëri plumbash nga kallashnikovi, më 26 nëntor të 2008-tës, ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Por ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët kishte qenë në patrullë, Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski. Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi.
Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg te përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun. 10 vjet më vonë, u publikuan pamjet nga kamera e sigurisë që ka filmuar vrasjen e policit të njësitit “Alfa”, gjë që u dha shpresa të reja të burgosurve se do të mund të dëshmohet pafajësia e tyre.
Pamjet nuk ishin të pastra, ndërsa pavarësisht paqartësisë në fytyrat e personave që kanë gjuajtur, të akuzuarit thonin se nëpërmjet madhësisë së trupave mund të vërtetohet se nuk ngjason me trupat e sulmuesve. Nga pala mbrojtëse e të dënuarve me burg të përjetshëm kërkuan që video-materialit d t’i bëhet ekspertizë ndërkombëtare për të vërtetuar fytyrat e vrasësve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania