Katër shenja horoskopi që nuk mbajnë asnjë sekret dhe përhapin çdo informacion

Ekzistojnë njerëz që dëgjojnë histori dhe i ruajnë si një thesar, por ka edhe të tjerë për të cilët çdo informacion vjen me vulën “përpuno më tej”.


Tek këta njerëz, thashethemet nuk janë domosdoshmërisht me qëllim të keq, është një mënyrë lidhjeje, argëtimi dhe, sinqerisht, një lojë ku garojnë se kush ka lajmin më të freskët.

Ata dinë gjithçka: kush ka thyer lidhjen, kush është grindur, kush ka ndryshuar flokët dhe kush ka blerë makinën e re. E jo vetëm që dinë, por kanë edhe detajet, rendin kohor dhe “burime të besueshme”. Nëse u thoni “kjo mbetet vetëm mes nesh”, në fakt do të thotë që shumë shpejt do të jetë mes nesh dhe të paktën tre njerëzve të tjerë, transmeton Telegrafi.

Ja katër shenjat e horoskopit te cilave asnjë sekret nuk i mbetet fshehtë:

Binjakët

Binjakët nuk bëjnë thashetheme me qëllim keq; ata thjesht nuk dinë të heshtin kur ndodh diçka interesante. Truri i tyre funksionon më shpejt se filtrat, dhe gjuha ecën më shpejt se truri. Nëse kanë dëgjuar një lajm të freskët, u bëhet shumë e vështirë të mos e ndajnë, të paktën “vetëm me një person”.

Për Binjakët, informacioni është si një trend i ri mode, duhet të dalë dhe të shihet. Ata zakonisht nuk mendojnë se po bëjnë diçka të keqe, sepse në botën e tyre gjithçka është temë për diskutim. Me ta shpejt mëson gjithçka, por po aq shpejt harrohet burimi, sepse ata tashmë janë duke folur për diçka të re.

Shigjetari

Shigjetarët duan të jenë në qendër të ngjarjeve dhe një thashetheme e mirë është biletë hyrjeje për ta. Janë ata shokët që seriozisht fillojnë fjalinë me “këtë nuk duhet ta thuash askujt”, dhe që nesër e ndajnë të njëjtën histori me dikë tjetër, po me të njëjtën paralajmërim.

Nevoja e tyre për të ndarë buron nga dëshira për t’u lidhur me të gjithë dhe për t’u përfshirë në çdo histori. Shigjetari thjesht dëshiron që rreth tij të ndodhë diçka, dhe pak “ekskluzive” rrit interesin e ditës.

Peshorja

Peshoret adhurojnë shoqërinë, dhe biseda është mjeti i tyre i preferuar për të mbajtur lidhjet. Edhe pse duket se janë të rezervuara në fillim, kur ndjejnë se atmosfera është e relaksuar, nuk hezitojnë të hedhën “një informacion nga një burim i besueshëm”. Tek ta thashethemet nuk janë domosdoshmërisht kritikë - është më shumë një erëz në bisedë që e mban atë të gjallë.

Peshorja ka një talent të veçantë për të paketuar thashethemet në një ambalazh të bukur. Mund të thotë diçka të “fortë” dhe që tingëllon si kompliment. Por pavarësisht nga toni, përmbajtja është aty dhe përhapet shpejt.

Luani

Luanët duan të jenë gjithmonë në dijeni të ngjarjeve më të fundit dhe duan t’i përcjellin ato. Jo vetëm sepse duan të jenë të informuar, por sepse thashethemet u jepin mundësinë të jenë në qendër të vëmendjes. Ata nuk thonë thjesht lajmin, por bëjnë një shfaqje. Gjeste, mimikë, pauza - gjithçka përdoret për t’i dhënë dramë historisë.

Për Luanin, informacioni nuk është thjesht informacion, por një mundësi për të treguar se “është brenda lojës” dhe gjithmonë në dijeni. Edhe pse mund të mos zbulojë atë që e rrezikon personalisht, historitë e të tjerëve janë për të një material argëtues shoqëror. /Telegrafi/