Jetmir Topalli ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk me skuadrën Istanbulspor.
Sulmuesi nga Kosova ka qenë përsëri protagonist, edhe pse skuadra nga Stambolli pësoi humbje me rezultat 3-2 në udhëtim te Giresunspor.
Topalli asistoi fillimisht në minutën e 18-të, në golin e shënuar nga mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Valon Ethemi.
https://twitter.com/Superliggoller6/status/1588860807286329350?s=20&t=6mrn064IJszQG7XPFAyUgQ
Ndërkohë golin në këtë sfidë sulmuesi kosovar e gjeti në minutën e 87-të të ndeshjes.
Ish-anëtari i Ballkanit tani shkon në kuotën e katër golave në Superligën e Turqisë dhe një asistimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/Superliggoller6/status/1588883939753607168?s=20&t=6mrn064IJszQG7XPFAyUgQ