LAJMI I FUNDIT:

Jetëgjatësia do të rritet, Spanja rrëzon nga froni Japoninë – SHBA-Kinë përmbysen

Jetëgjatësia do të rritet, Spanja rrëzon nga froni Japoninë – SHBA-Kinë përmbysen

Jetëgjatësia në vitin 2040 pritet të rritet në të gjithë botën, por klasifikimet e deritanishme do të shkunden, me Spanjën që do të dalë e para në renditje, ndërsa Kina dhe SHBA do të këmbejnë vendet.

Sipas kërkuesve, me një jetëgjatësi mesatare prej 85.8 vitesh, Spanja, e cila më herët ka qenë në vendin e katërt, do të rrëzojë nga froni Japoninë, që kryeson aktualisht me një jetëgjatësi mesatare prej 83.7 vitesh.

Ndërkohë, në një ndryshim që nga shumëkush mund të mendohet se reflekton ndryshimin e balancave të fuqisë, dy ekonomitë më të mëdha të botës do të këmbejnë pozicionet; Shtetet e Bashkuara do të bien nga vendi i 43-të në atë të 64-t, me 79.8 vite jetëgjatësi mesatare, ndërsa Kina do të ngjitet nga vendi i 68 në të 39-in, me 81.9 vite jetëgjatësi mesatare në vitin 2040.


Sipas studiuesve, kjo ngritje e Spanjës vjen mbi të gjitha për shkak të dietës mesdhetare që ndiqet atje. Të njëjtat tendenca të rritjes së jetëgjatësisë mesatare kanë edhe vendet e tjera të Evropës Jugore dhe asaj Juglindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Përveç stilit të jetesës, faktorë të tjerë që ndikojnë te jetëgjatësia janë edhe sëmundjet, ndotja e ajrit, duhanpirja etj. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Kalo në kategori