Jeta është shumë e mirë për ata që dinë ta shijojnë. Ajo paraqitet para nesh me shumë probleme. Nëse ne si kryefamiljar e kemi kuptuar, atëherë duhet t’i mësojmë fëmijët tanë që t’i zgjidhin problemet. Për t’i zgjidhur, ne duhet vetë të mësohemi dhe t’i mësojmë edhe ata
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Disiplina, kujdesi, përkushtimi dhe puna
Këto janë mjetet kryesore për zgjidhjen e problemeve jetësore posaçërisht ato emocionale dhe financiare. Pa to nuk mund të realizojmë asgjë. Ajo që e bën të vështirë jetën tonë janë financat. Jeta bëhet e vështirë nëse ne nuk ballafaqohemi me problemin, dhe mënyrën e zgjedhjes.
Problemet, pavarësisht se nga cilat burime vijnë, provokojnë dhimbje, mjerim, tronditje, vuajtje apo keqardhje. Jeta para nesh paraqitet e vrazhdë dhe njeriu mendon se në jetë ka më shumë vuajtje sesa gëzim. Por jeta merr kuptimin e saj gjatë procesit të ballafaqimit dhe të zgjidhjes së problemeve.
Problemet zakonisht qëndrojnë në një vijë të mprehtë ndërmjet suksesit dhe humbjes. Na duhet që pa ndërprerë të kemi vetëkontroll. Ne e njohim veten dhe botën nëpërmjet sjelljes sonë ndaj vetes dhe ndaj botës që na rrethon.
Me qëllim që të kuptojmë sa më mirë, ne duhet të gjurmojmë, ta studiojmë veten dhe botën. Që të ngrihemi më profesionalisht, na duhet të kuptojmë veten sepse pa e kuptuar veten, nuk mund t’i përcjellim të mirat te fëmijët tanë dhe te të tjerët.
Jemi pjesë e procesit natyror, nuk mund t’iu shmangemi kërkesave, mungesave, nuk mund të pranojmë një realitet të pleqërisë sonë, nuk mund t’iu shmangemi provokimeve dhe ballafaqimeve me realitetin e jetës.
Pasi nuk kemi arritur të kursejmë për vete, pasi pensioni nuk na siguron as për ilaçe, atëherë ne fëmijëve ju themi: – Mos ma kthe fjalën, jam prindi i yt, – Jam plak dhe i dobët, – Nëse më kundërviheni, mund edhe të vdes, – Do të mbani përgjegjësi që ma keni nxirë jetën, në ditët e fundit të kësaj bote, – Nëse bëheni i paturpshëm që të më kundërviheni, atëherë mendohuni mirë, përndryshe shumë shpejt do të mbeteni në rrugë.
Pra, nëse nuk doni të jeni pjesë e ngarkesës, pjesë e problemit të askujt, atëherë lexoje dhe praktikoje projektin e Suksesit, të ringjalljes financiare. Vetë disiplina mund të përcaktohet si mësim i asaj që është njerëzore, po vetë natyra e bën njerëzore dhe me shumë përgjegjësi.
Për sukseset do të shpërbleheni, për gabimet do të ndëshkoheni. Zhvillimi ekonomik, buxheti, siguron një jetë të shëndetshme, paraqet qëllimin kryesor të ekzistencës, në radhë të parë familjare, pastaj edhe shoqërore.
Njerëzit kanë tendenca t’i ikin të vërtetës, ta injorojnë realitetin për obligimin dhe detyrat që i kanë, dhe më në fund zgjedhin rrugën e gabuar. Kur jemi fëmijë, ndihemi të varur dhe të paaftë, kur rritemi ndihemi më të fortë. Në pleqëri mund të bëhemi përsëri të paaftë apo të varur nga të tjerët, familjarët, shoqëria.
Kur fëmijët i kemi të vegjël dhe kujdesemi për ta, bota nuk duket ndryshe nga ajo kur ata janë të rritur. Kur jemi të varfër, bota na duket ndryshe nga ajo kur jemi të pasur, por ne jetojmë për çdo ditë me borxhe, me kredi, kemi informacione për interesat e qeverisë, bankave dhe medieve…
Prandaj jemi të detyruar që të bëjmë korrigjime të mëdha për përshtatshmërinë tonë ku ndodhemi. Procesi i korrigjimeve të vetvetes është shumë i dhimbshëm, pikërisht këtu qëndron shkaku i suksesit financiar.
Ka njerëz të cilët më tepër do të humbasin kohën për mbrojtjen e modelit të vjetër të shikimit të botës, sesa ta rregullojnë atë. Njerëzit e shkathtë mësohen të mos tronditen, por ballafaqohen lehtë me problemet dhe me dhimbjet që shkakton mungesa e financave. Shumica prej nesh nuk janë aq të shkathët.
Ne duhet të frikësohemi nga kreditë, nga borxhet. Ato e shoqërojnë problemin, në një formë apo tjetër. Ne duhet të mundohemi të largohemi apo t’i shmangemi kredisë/borxhit.
Kategoria e njerëzve që kanë kredi, kanë borxhe dhe nuk arrin t’i kthejnë, kërkojnë ndihmë në zvarritje, injoron, shkon luan bixhoz duke menduar t’i kompensojë. Zhytet edhe më shumë në borxhe, vazhdon të kërkojë ndihmë, vazhdon t’i ikë përgjegjësisë duke përdorur drogë dhe alkool, që të kapërcejë sa më lehtë, se për të dikush tjetër është fajtor për skamjen dhe problemet.
Më lart u tha se disiplina, kujdesi, dashuria dhe puna janë an-na bazë për zgjidhjen e problemeve jetësore dhe suksesin financiar. Kur vetveten dhe fëmijët i mësojmë me disiplinë, kujdes, punë, ne njëkohësisht i mësojmë ata dhe veten si të kemi pasqyrë reale të shpenzimeve ditore dhe mujore.
Kur kemi një pasqyrë reale të shpenzimeve, ne flemë më mirë, jemi më të qetë, mundohemi t’i korrigjojmë shpenzimet për muajt që vijnë. Unë mësova një gjë të rëndësishme se çdo njeri, nëse nuk ka ndonjë defekt mendor, mund të zgjidhë çdo problem, mjafton të gjejë kohë dhe t’i përkushtohet atij problemi ose analizave. Prandaj është shumë i rëndësishëm konstatimi i arsyeshëm i problemit, e jo zhvendosja e problemit.
Shumë njerëz nuk gjejnë kohë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemeve. Në atë moment që ne arrijmë ta evidentojmë problemin, në atë moment edhe e kemi zgjedhur problemin.
Kjo është formula e ringjalljes së suksesit financiar. Gjithmonë kur kërkojmë të bëjmë rregull, disiplinë, të bëjmë diçka për familjen, për veten, për të ardhmen tonë, ne merremi me skamjen, me rreziqe ditore të llojllojshme. Në këto raste harrojmë punën, harrojmë obligimet, pengohemi, kërkojmë shpëtim në rrugë të gabuar, gjendja na keqësohet edhe më shumë.
Njerëzit kanë tendencë t’i injorojnë idetë, projektet, rrugën e drejtë të suksesit të dëshmuar me fakte në punë dhe në familje, por dorëzohen dhe pajtohen se nuk ka shpresë, nuk ka zgjedhje.
Njerëzit harxhojnë energji për mossuksesin e vet. Ata i mbulojnë gjurmët dhe maskohen. Nuk e kuptojnë se shumë më pak do të harxhonin energji për të vendosur disiplinë, rregull, sinqeritet dhe punë, sesa të fshihen, t’i ikin realitetit, të maskohen tërë jetën.
Njeriu që arrin të jetojë në mënyrë të hapur, të jetë real ndaj kushteve, të jetë real ndaj mundësive duke ushtruar guximin e tij në mjedis me të tjerët, është i lirë për suksesin dhe ringjalljen e suksesit financiar. Ai person nuk ka frikë.
Dashuria, puna dhe besimi e dëbojnë frikën dhe varfërinë
Njeriu që i është përkushtuar të vërtetës, e ka mjaft të lehtë ta ruajë personalitetin e vet, ndërkohë që i kundërti i tij, tërheq pas vetes intriga që nuk mbarojnë kurrë.
E keqja më e madhe që mund t’i bëni vetes është që kur të plakeni ju nuk keni menduar për vete, nuk keni arritur as një cent ta kurseni, ndërsa tërë jetën keni. punuar. Tash në pension, pa pension, jeni të varur nga familjarët, nga njerëzit e tjerë. Nëse e arrini pleqërinë pa kursyer asnjë cent, dhe nëse shëndeti i juaj është i dobët që keni nevojë për, kujdes dhe mbështetje për çdo ditë, atëherë edhe familjarët, edhe më të afërmit do të mërziten, do të dorëzohen. Ndoshta nuk do ta shprehin pakënaqësinë drejtpërdrejt, por do të mundohen në mënyra të ndryshme t’u ikin ngarkesave, angazhimeve, gjë që është normale (harrojmë se nuk kemi menduar për vete, kemi punuar e nuk kemi kursyer).
E vetmja formulë për kërkesat tona është kursimi për veten, për pleqëri, ringjallja, Suksesi Financiar. Në pleqëri varësia, skamja, shëndeti i dobët, shkatërron lidhjet tona të ngushta familjarëve. Njerëzit mërziten, kanë problemet e veta. Nëse për ndihmën e ofruar ne i shpërblejmë personat që na ndihmojnë, atëherë nuk jemi barrë pa pagesë, ne jemi të pasur, kemi kursyer dhe japim dhurata.
Duke shkruar për ringjalljen e suksesit financiar, arrij të zbuloj se arma, fuqia, formula e suksesit në jetë, në karrierë, është puna dhe dashuria. Me këtë arrij të zbuloj artin e vërtetë të jetës së bukur. Dashuria është aq e lartë dhe aq e thellë, sa që nuk është e lehtë të kuptohet. Të ketë një peshore që të matet, që të përkufizohet, është e pamundur. Çdo person është unikat në dashurinë e tij. Dashuria është vullneti që nxit zhvillimin tonë shpirtëror për të arritur pjekurinë, ose plotësimin e kërkesave të vetes dhe të tjerëve. Kështu ne arrijmë edhe ringjalljen e suksesit financiar.
Dashuria është proces shumë evolutiv, i ngritjes apo i zgjerimit të së vërtetës. Kur dikush i ka zgjeruar me sukses kufijtë e vet të kënaqësisë, me këtë ai ka kaluar në gjendjen më të lartë të eksitimit, kështu akti i dashurisë shndërrohet në një akt të vetëngritjes shpirtërore. Ky përkufizim për të qenë i pasur përfshin interesin ndaj vetvetes dhe pasurinë ndaj të tjerëve.
T’i duash njerëzit, do të thotë ta duash vetveten, t’i përkushtohesh ngritjes ,e pasurisë për veten pastaj edhe për shoqërinë. Do të thotë të luftosh për ngritjen tënde personale dhe ngritjen e të tjerëve. Është a pamundur t’i duash të tjerët, nëse ti nuk e do vetveten. Kjo është njëlloj me të vërtetën, se nuk mund t’i mësojmë fëmijët tanë me disiplinë, nëse nuk i nënshtrohen vetë disiplinës.
Në jetën e përditshme ne asnjëherë nuk duhet ta lëmë pas dore zhvillimin tonë shpirtëror në favor të të tjerëve. Ne duhet të kemi energji, të harxhojmë energji, pastaj të akumulojmë energji të freskët. Suksesi ynë nuk mund të kuptohet pa sakrifica. Ai kërkon shumë përkushtim, kujdes, tolerancë. Vullneti është dëshira me një intensitet të fuqishëm që shndërrohet në begati dhe ndikon në ringjalljen e suksesit financiar.
Secili prej nesh, pavarësisht nga kultura e tradita, dëshiron të jetë i pasur, por një numri të madh njerëzish kjo nuk iu shkon për dore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Flokëgjatat bëjnë më shumë seks, sipas këtij studimi
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A