Meghan Markle ka ndarë shpesh skena të ëmbla nga jeta e saj në Montecito, si perime të mbledhura nga kopshti, pamje me rosat apo momente familjare me qenin e saj. Por, shumë ndjekës po vënë në dyshim sa autentike janë këto imazhe.

Së fundmi, Meghan postoi një fotografi të qenit të saj beagle, Mia, pranë një shporte plot me perime të freskëta, që supozohej se ishin nga kopshti i saj.


Por, fansat vunë re mungesën e baltës, pamjen tepër të pastër të perimeve dhe faktin që disa prej tyre, si misri, nuk janë në sezon në muajin maj sipas të dhënave bujqësore për Kaliforninë.

98854695 14764427 Meghan Markle pictured on her Instagram has left people baffled  a 43 1748613414198

Komentet ishin të shumta: "Ajo po korr misër në maj?", "Asnjë papastërti në këto perime?", dhe "Gjithçka duket e rregulluar për kamerën".

Nuk është hera e parë që përmbajtja e Meghan vihet në pikëpyetje. Në një video të Vitit të Ri, ku ajo shkruan “2025” në rërë, fansat vërejtën një tjetër ‘2025’ të shkruar më herët pranë saj, duke sugjeruar se klipi ishte përsëritur disa herë për pamjen perfekte.

98837023 14764427 image a 44 1748613427942

Po ashtu, edhe postime të mëparshme – si një video me rosa apo një pjatë me vafla për Ditën e Shën Patrikut – janë akuzuar si të sajuara.

Pavarësisht imazhit që përpiqet të transmetojë, ndjekësit mbeten skeptikë për realitetin pas “jetës së thjeshtë dhe të natyrshme” që Meghan shfaq në rrjete sociale. /Telegrafi/

98894723 14764427 image a 25 1748608132560