Aftësia për të kontrolluar cilësinë e përvojës, është ajo që një person bën në qetësi/vetmi, pa ngarkesa të jashtme për ta strukturuar vëmendjen
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Përqendrimi të rritë aftësinë, të çon në zhvillimin e vetvetes. Të përdorësh kohën në vetmi, është e rëndësishme gjatë viteve të para të jetës. Personat, të cilët nuk mund ta durojnë vetminë, bëhen modele të vështira dhe herët a vonë do të largohen nga shabllonet e të qenit të suksesshëm. Nëse një person nuk di se si ta kontrollojë vëmendjen në vetmi, ai do të kthehet në mënyrë të pashmangshme drejt zgjidhjeve të lehta që vinë nga jashtë: droga, argëtimi, alkooli, pra çdo, gjë që e largon vëmendjen.
Ndonëse shumica e njerëzve tmerrohen nga vetmia, ka disa individë të cilët kanë zgjedhur që të jetojnë të vetëm. Megjithatë, arsyeja e vetmisë qëndron te mënyra se si e përballojmë vetminë. Të qenit vetëm shihet si një mundësi për të realizuar qëllimet, të cilat nuk mund të arrihen në shoqërinë e të tjerëve, atëherë në vend që të ndihet i vetmuar, ai person do ta shijojë vetminë dhe mund të jetë në gjendje të bëhet edhe krijues e të mësojë aftësi të reja gjatë atij procesi.
Kur tradita e trashëguar apo kultura nuk është në gjendje ose nuk është e gatshme t’i mbështes altruizmin dhe hedonistët, ata që janë të varur prej traditës/veseve, që u mungojnë aftësitë dhe disiplina, për këtë arsye janë të paaftë për t’u kujdesur për veten, e gjejnë veten të humbur dhe të pafuqishëm. Megjithatë, vetmia është një problem me të cilin duhet të përballemi, pavarësisht nëse jetojmë në qytet apo fshat, nëse njeriu nuk arrin të mësojë që ta shijojë jetën, shumica e jetës së tij do të kalojë në dëshpërim, duke u përpjekur që të shmangë efektet e së keqes.
Në këto shkrime të mia, nuk jam duke propozuar diçka të re, por mundohem që t’ju paraqes një analizë konceptuale se çfarë përfshin kontrolli, njohja, menaxhimi, lumturia, por edhe dashuria, si dhe do të demonstrojë me shembuj praktikë, në mënyrë që lexuesi të mund të zhvillojë një metodë që i përshtatet më shumë mundësive/prirjeve dhe kushteve të lexuesit.
Në jetën e çdo personi, shanset që të ndodhin vetëm gjëra të mira janë të pakta, gjasat që dëshirat tona të realizohen janë të vogla. Herët a vonë to të përballen me zhgënjime, sëmundje të rënda dhe me probleme të ndryshme. Ne nuk duhet të mërzitemi, sepse besojmë se jeta jonë është në duart e Zotit dhe se, çfarëdo që Zoti të vendosë, është për të mirën tonë!
Ne duhet t’i japim kuptim jetës
Njohja e vetes, një ilaç i lashtë dhe shumë i vjetër, e që vlera e tij shpesh harrohet, është një proces, përmes të cilit njeriu mund të organizojë opsionet e ndryshme. “Njih veten’’ ishte e gdhendur në hyrjen e Orakullit të Delfit dhe, që atëherë virtytet e tij e kanë lartësuar një numër të madh epigramesh të devotshme.
Arsyeja që kjo këshillë përsëritet kaq shpesh, është, sepse, ajo funksionon. Interesant, qëllimet që kanë mbështetur veprimet gjatë një periudhe, dalin se nuk kanë fuqi të mjaftueshme për t’i dhënë kuptim tërësisë së jetës. Pse duhet të jetë kaq e vështirë që njeriu të arrijë një rregull të brendshëm, të kthejë jetën në një përvojë rrjedhe të qëndrueshme, sepse natyra njerëzore është e lidhur në paqe me veten. Jeta ka kuptim kur ne kemi një synim që i justifikon përpjekjet tona, për të arritur këtë, është e nevojshme që të pre-supozohet ndonjë fuqi hyjnore, për të cilat jeta mund të mos ketë kuptim.
Feja është e dobishme, si një mburojë kundër kaosit në botë, meqenëse është e rrethuar me dyshime të mëdha
Për traditat mistike, shikoni Behananin (1937 dhe 1954), rreth Jogës, si dhe Sholemin (1960) mbi mistikët hebre. Në filozofi, mund të dallojmë Hadasin (1960), kurse mbi humanizmin grek, Arnoldin (1911) dhe Murrein (1940), si dhe Mec Vanelin (1896) mbi Hegelin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Dashit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri