LAJMI I FUNDIT:

Jeta mund të ekzistojë në planetin që rrotullohet rreth yllit të ‘xhuxhit të bardhë’

Jeta mund të ekzistojë në planetin që rrotullohet rreth yllit të ‘xhuxhit të bardhë’

Studiuesit besojnë se mund të ketë një planet tjetër ku mund të jetohet, në afërsi të një dielli që po vdes. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që një planet potencialisht mbështetës i jetës është gjetur dhe rrotullohet rreth një ylli të tillë, i quajtur “xhuxh i bardhë”.

Planeti u zbulua në “zonën e banueshme” të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë për të mbajtur jetën.

Studimi është publikuar në njoftimet mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike, raporton bbc.


Profesori Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se vëzhgimi ishte krejtësisht i ri për astronomët.

“Kjo është hera e parë që diçka është parë në zonën e banueshme të një xhuxhi të bardhë. Dhe kështu ekziston mundësia që një jetë në një botë tjetër të rrotullohet rreth tij”, tha ai.

Ndërsa yjet shumë të mëdhenj bëhen vrima të zeza kur vdesin, yjet më të vegjël si Dielli ynë bëhen xhuxhë të bardhë – yje që kanë përdorur të gjithë karburantin e tyre bërthamor dhe kanë humbur shtresat e tyre të jashtme, transmeton Telegrafi.

Zakonisht kanë madhësinë e një planeti dhe lëshojnë një dritë të bardhe-kaltër kur formohen për herë të parë.

Planeti i mundshëm, i cili është 117 vite dritë larg nga Toka, mendohet të jetë 60 herë më afër yllit sesa planeti ynë me Diellin.

Ekipi hulumtues nuk ka prova të drejtpërdrejta të ekzistencës së planetit – por lëvizjet e 65 strukturave të madhësisë së Hënës që rrotullohen rreth zonës së banueshme të xhuxhit të bardhë, sugjerojnë se ai është atje. Distanca e strukturave në raport me njëra-tjetrën nuk ndryshon, duke sugjeruar se ato janë nën ndikimin e gravitetit të një planeti në afërsi.

Zona e banueshme është një brez rreth yllit ku uji i lëngshëm mund të ekzistojë ndërsa shpesh quhet “zona e Goldilocks”, sepse nëse planeti është shumë afër yllit do të jetë shumë i nxehtë, dhe nëse shumë larg do të ishte shumë i ftohtë, ndërsa brenda brezit kushtet janë “të duhura”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori