LAJMI I FUNDIT:

Jeta brenda burgut në Gjilan, i cili për 10 vite iu lëshua me qira Danimarkës

Jeta brenda burgut në Gjilan, i cili për 10 vite iu lëshua me qira Danimarkës

Qendra e paraburgimit që gjendet në fshatin Pasjak, në afërsi të qytetit të Gjilanit, pritet të jetë vendi ku do të vendosen 300 të burgosur nga Danimarka – së paku për dhjetë vjetët e ardhshëm.

Te ky objekt i ndërtuar në vitin 2017 momentalisht po qëndrojnë mbi 200 persona të paraburgosur nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Mirëpo Kosova dhe Danimarka nënshkruan të hënën një letër-pëlqim, sipas të cilit, këto 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.


Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme, njofton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Kosto e ndërtimit të këtij burgu ka qenë 2 milionë e 12 mijë euro.

Në këtë qendër bashkë me gardianët dhe stafin tjetër të burgut punojnë rreth 110 persona.

Ata përcjellin çdo lëvizje që bëjnë të burgosurit gjatë 24 orëve.

Monitorimi gjatë tërë kohës bëhet edhe me kamera të vëzhgimit.

Aktualisht për këta të burgosur në dispozicion është vetëm një fushë e sportit, derisa në çdo dhomë të burgosurit kanë televizor.

Të paraburgosurit ushqehen tri herë në ditë derisa një herë në javë mund të flasin në telefon deri në 15 minuta.

Këto gjëra këta të burgosur do t’i bëjnë deri në votimin në parlament të kësaj marrëveshjeje. Asaj i duhen 2/3 e votave të Kuvendit të Kosovës për të kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori