Ylli i filmave aksion kinez Jet Li, i famshëm edhe për shumë filma të mëdhenj në Hollywood, është bërë aktori më i paguar në historinë e Kinës, duke marrë madje 13 milionë dollarë për një rol të vetëm!

Bëhet fjalë për filmin “The Warlords”, për të cilin gjysma e buxhetit prej 40 milionëve ka shkuar për pagesa të aktorëve, përfshirë edhe 13 milionët e përmendur për Jet Li. Në këtë film luan edhe ikona e kinematografisë së Hong Kongut, Andy Lau, për honorarin e të cilit ende nuk dihet asgjë, por supozohet se, për shkak të statusit të tij, të jetë afër me pagesën që do ta marr Li.

Producentët thonë se nuk u dhimbsen paratë e dhëna sepse Jet Li garanton sukses global dhe kthim të parave të investuara.

“The Warlords” është një epikë luftarake e bazuar në tregimin mbi dinastinë Quine, i cili do të shfaqë premierën e tij në Azi.