Jessie J ka emocionuar publikun me rikthimin e saj në skenë pas një beteje të vështirë shëndetësore.

Këngëtarja 37-vjeçare u ngjit në skenë në festivalin BBC Radio 2 In The Park në Chelmsford, Essex, për performancën e saj të parë live që prej operacionit të kancerit të gjirit.


Duke folur hapur para fansave, ajo rrëfeu se vetëm 11 javë më parë iu nënshtrua një mastektomie dhe se është ende në proces rikuperimi, shkruan DailyMail.

101902037 15072525 image a 32 1757178277273

“Jam shumë mirënjohëse që jam këtu. Nuk e dini sa më emocionon të shoh gjithë këto fytyra duke kënduar bashkë me mua. Jeta është e papritur, prandaj shijoje çdo moment dhe përqafoji ata që do”, tha Jessie me lot në sy.

Për këngëtaren, koncerti kishte një kuptim edhe më të veçantë, pasi për herë të parë në publik ishte djali i saj 2-vjeçar, Sky, i cili e ndoqi performancën e nënës së tij nga prapaskena.

101902035 15072525 image a 33 1757178295388

Jessie J interpretoi këngën e re Living My Best Life, të cilën e lidhi drejtpërdrejt me përvojën e saj.

Ajo zbuloi se vetëm dy javë para publikimit të saj kishte marrë diagnozën e kancerit të gjirit, por refuzoi të ndalte punën dhe vendosi që muzika të mbetej forca e saj.

101901759 15072525 image a 23 1757177101111

Në qershor, artistja iu nënshtrua operacionit si pjesë e trajtimit, por muajin e kaluar u rikthye në spital për shkak të një infeksioni dhe komplikimeve në mushkëri.

Pavarësisht sfidave, ajo ka vendosur të vazhdojë aktivitetin artistik dhe koncertet e saj, megjithëse ka paralajmëruar se do t’i duhet edhe një ndërhyrje e dytë kirurgjikale deri në fund të vitit.

“Po jetoj momentin dhe po e përqafoj me gjithë energjinë time. Muzika është shërimi im dhe arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes”, përfundoi Jessie J, mes duartrokitjeve të zjarrta nga publiku. /Telegrafi/