Jessica Alba po kalon disa ditë relaksi në diell pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Cash Warren.

Aktorja 43-vjeçare ndau në Instagram fotografi nga pushimet pranverore me vajzën e saj 16-vjeçare, Honor, ku duken duke shijuar plazhin, një udhëtim me varkë dhe eksplorim të natyrës.


Në postim, Jessica u shfaq me bikini dhe në humor të mirë, ndërsa pozonte krah vajzës në një peizazh bregdetar. Edhe pse nuk e zbuloi vendndodhjen, fansat besojnë se është në Kauai, Hawaii, shkruan DailyMail.

96924181 14572019 Jessica Alba is enjoying a girls getaway with daughter Honor and a 47 1743781065499

Kjo dalje vjen vetëm tre muaj pas njoftimit për ndarjen me Warren, me të cilin ka tre fëmijë.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc në shkurt, duke përmendur një "udhëtim vetë-transformimi". Çifti nuk ka një marrëveshje paramartesore, ndaj ndarja e pasurisë pritet të jetë e ndërlikuar.

96924171 14572019 A bikini clad Jessica exuded happiness as she frolicked on the b a 52 1743781066026

Pasuria e Albës vlerësohet të jetë afër 100 milionë dollarëve, pjesërisht falë kompanisë së saj The Honest Company, e cila është vlerësuar në mbi 600 milionë dollarë. Edhe Cash ka sukses në biznes me kompaninë e tij Pair of Thieves.

Së fundmi, Jessica u përfol për një lidhje të mundshme me shkrimtarin e komedisë Alex Edelman, por ai nuk ishte i pranishëm në pushimet e saj të fundit. /Telegrafi/

96924183 14572019 Jessica shares Honor with her ex Cash a 49 1743781065501

96924195 14572019 The actress enjoyed a boating adventure with Honor and friends a 51 1743781065855

96924205 14572019 The star enjoyed some much needed girl time amid her split a 53 1743781066027