Site icon Telegrafi

Jerusalem Post: Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën

Marrëveshja e arritur në Washington mes palës kosovare dhe asaj serbe, parasheh zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi për në Jerusalem, madje Serbia ka njoftuar se do të hap një zyrë për tregti në kryeqytetin e këtij vendi, shkruan Jerusalem Post.

Burime të afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kanë bërë të ditur për Jerusalem Post, se njohja e Kosovës nga ana e Izraelit do të acarojë paksa raportet me Serbinë, pavarësisht se marrëveshja është arritur brenda kornizave të vendeve të Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur”, ka shtuar burim i afërt dhe i informuar për marrëveshjen e nënshkruar në Washington.

“Për më shumë kjo lëvizje e Izraelit do t’i dëmtonte marrëdhëniet mes Izraelit dhe Serbisë dhe kurrë më nuk do të ishte njëjtë”, ka shtuar burimi. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version