LAJMI I FUNDIT:

Jeremy Renner lajmërohet nga spitali pas aksidentit të rëndë

Jeremy Renner lajmërohet nga spitali pas aksidentit të rëndë
(Foto: Getty Images)

Aktori Jeremy Renner e ka publikuar një fotografi nga spitali duke i falënderuar fansat e tij për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë në ditët e fundit, pasi pësoi lëndime të rënda në një aksident me borëpastruese.

“Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira. E kam të vështirë që të shkruaj për momentin. Por, ju dërgoj të gjithëve dashuri”, ka shkruar ai përkrah fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

Renner pësoi traumë të fortë në gjoks dhe lëndime ortopedike, pasi u përfshi në një aksident me borëpastruese në pronën e tij në Nevada gjatë fundjavës së Vitit të Ri dhe u transportua me helikopter në spital.


Ai iu nënshtrua një operacioni më 2 janar dhe mbeti në repartin e terapisë intensive në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Aktori është më i njohur për rolin e tij si Hawkeye në Universin Kinematik të Marvel, duke filluar me “Thor” (2011) dhe “The Avengers” (2012). Së fundmi ai luajti edhe në serialin Disney+, “Hawkeye”.

Renner u nominua për Oscar për rolet e tij në “The Hurt Locker” (2008) dhe “The Town” (2010).

Ai është shfaqur gjithashtu në filmat “Mission: Impossible – Ghost Protocol” (2011), “American Hustle” (2013) e “Mission: Impossible – Rogue Nation” (2015). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori