Gjykata britanike dënoi me burg, gruan që përndoqi Harry Styles, asaj gjithashtu iu është ndaluar të shkojë në koncert të artistit.

Myra Carvalho, 35 vjeçe e cila u paraqit në gjykatën në Londër, thuhet se përndoqi këngëtarin duke i dërguar 8,000 letra në më pak se një muaj, shkruan DailyMail.


Ajo u dënua me 14 javë burg pasi u deklarua fajtore të martën pas një akuze për përndjekje, që përfshinte alarm apo shqetësim serioz, tha një zyrtar i gjykatës.

83821177 13324851 image a 1 1713460211935

Gjykata gjithashtu mori vendim që Carvalho nuk do të guxojë që për 10 vjet të marrë pjesë në ndonjë event ku Harry Styles mund të performojë.

Ajo gjithashtu nuk ka të drejtë të kontaktojë Harryn, drejtpërdrejt ose tërthorazi. /Telegrafi/

83821203 13324851 image a 2 1713460214450

80435083 13324851 Harry Styles was reportedly left shaken by an alleged stalker a 11 1713460945914

83821207 13324851 image a 9 1713460582551