Ditën e sotme (e premte) në Cineplexx është dhënë premiera e filmit “Illyricvm” me skenar dhe regji të Simon Bogojevic Narath.
Filmi i metrazhit të gjatë, me tematikë Ilirët, paraqet mënyrën e jetesës dhe konfliktin e tyre me Romakët në një periudhë të caktuar historike.
Projekti që është realizuar tërësisht në gjuhën ilire u shfaq për herë të parë në Kosovë, në prezencën e një pjese të aktorëve dhe producentëve të filmit.

Krijuesit e këtij filmi kanë dhënë më shumë detaje se si është realizuar filmi, vështirësitë që kanë hasur gjatë xhirimeve e po ashtu edhe për kastin e aktorëve.
“E kam bërë këtë film pasi doja të shihja se si flasin ilirët, çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen, se si duken ata. Kjo është pyetja që ia kam bërë vetes, e kam pyetur veten. Të mendosh për ilirët si një subjekt. Doja të shihja një film të tillë. Kjo është arsyeja dhe kisha fatin që të kisha edhe miq për ta realizuar këtë film. Ishte një pyetje bazike për veten time, por shpresoj për të gjithë ju. Shpresoj që ky të mos jetë filmi i fundit për ilirët dhe të kaluarën tonë, historinë antike. Nuk mendoj se ka shumë filma të vjetër”, ka thënë regjisori kroat, Simon Bogojevic Narath.

Ai tutje shton se nuk ishte edhe aq i përfshirë në këtë projekt, pasi ka pasur aktorë tejet profesionistë e shumë të përfshirë në rolet e tyre.
Për mua, procesi i plotë i realizimit të këtij filmi ishte i jashtëzakonshëm, falë këtyre njerëzve të bukur këtu dhe gjithë ekipit. Jemi të parët që bëmë film për ilirët, për mua si skenarist apo regjisor ishte një sfidë dhe një përgjegjësi e madhe dhe çdo pjesë e këtij filmi ishte po aq i rëndësishëm e po aq sfidues, dhe i bukur në të njëjtën kohë. Me të vërtetë ishte shumë mirë, mësova shumë prej tyre dhe ju besova plotësisht. Ishte një përvojë e paharrueshme. Ata ishin aq profesionistë të shkëlqyeshëm, e madje plotësisht të përfshirë në film. Përvoja ime ishte vërtet e mahnitshme.

Aktori shqiptar, Ylber Bardhi, ka pasur një nga rolet kryesore në këtë film për të cilin rrëfeu eksperiencën e tij: “Gjatë gjithë kohës na prej momentit që kemi marrë tekstin, e kemi marrë një vit para se të fillojnë xhirimet dhe normalisht ka pasur edhe profesorë të gjuhës latine dhe ilire që kemi qenë gjithë kohën në kontakt me ta. Ka qenë shumë e vështirë. Ndoshta ilirishtja më e vështirë, latinishten kemi pasur rastin ta dëgjojmë si gjuhë. Ilirishtja ka qenë një sfidë shumë interesante besoj që me punë kemi arritur të mësojmë dhe të jetë ashtu si në skriptë”.
Një tjetër aktor i përfshirë në film e në një rol të rëndësishëm ishte edhe Labeat Bytyçi.
Për të, nuk ka qenë edhe shumë e vështirë i gjithë procesi meqë shtoi se kanë qenë shumë të përkushtuar.
“Secila pjesë i ka vështirësitë e veta, mirëpo përkushtimi ka qenë shumë i madh dhe dëshira. Pastaj gjithë procesi ka ecur mirë, kemi kaluar shumë mirë. Ka shkuar gjithçka shumë në rregull dhe shumë korrekte”.

Aktorit të njohur shqiptar, Dukagjin Podrimaj, filmi i ka lënë një shije të mirë pasi shtoi se doli shumë origjinal e autorial.
“Filmi na ka lënë një shije shumë të mirë sepse është tepër autorial dhe origjinal. Dhe për mua si zhanër nuk e kam pritur që del diçka kaq origjinale”, ka thënë ai.

Një mision mjaft të veçantë në film e kishte edhe Fatmir Spahiu, meqë përveç se bëri një paraqitje të shkurtër si aktor ka qenë edhe bashkë-producent i filmit.
“Projekti “Ilyricvm” e dinë kolegët e mi aktorë që unë e kam trajtuar shumë afër zemrës jo vetëm sepse ky nuk është filmi im i parë si producent dhe co-producent por e kam trajtuar më shumë se kaq. Filmi e ka pasur premierën në “Pula” Kroaci pastaj ka qenë në Zagreb, pastaj me një festival në Slloveni ka qenë në kategori për ‘Dilmin më të mirë Nacional’ në Festivalin e njohur të Sarajevës, në Split po ashtu në Kosovë po fillon sonte në Cineplexx”, tha artisti shqiptar.

Krahas aktorëve të huaj, nga ata shqiptarë të tjerë të pranishëm në film ishin edhe: Ilir Prapashtica, Kushtrim Hoxha, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi, Ali Demi, Gani Morina dhe Selman Lokaj.
Si një bashkëprodhim në mes të Kroacisë (Kinorama), Kosovës (Buka), Italisë (LaSarraz), BiH (Pro.ba) dhe Sllovenisë (Forum Ljubljana), nuk ka dyshim se do të jetë një nga filmat e preferuar të publikut.

“Illyricvm” do të jetë i disponueshëm në kinema për publikun dhe oraret e tij mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Cineplexx Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Adriana Matoshi për shuarjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?