Mijëra njerëz u mblodhën në Kiev të premten për të marrë pjesë në funeralin e komandantit të njohur ushtarak ukrainas Dmytro Kotsiubailo, i njohur me nofkën “Da Vinci” dhe i cilësuar si një hero kombëtar dhe simbol i rezistencës.
Kotsiubailo, të cilit në vitin 2021 iu dha nderimi më i lartë ushtarak i Urdhrit të Yllit të Artë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke i dhënë titullin “Hero i Ukrainës”, vdiq të martën pranë Bakhmutit në moshën 27-vjeçare.
Në vitin 2014, ai u plagos rëndë nga një predhë tanku në Pisky, rajoni Donetsk. “Pas shërimit dhe tre muajve rehabilitim, ai u kthye në front, ku vazhdoi të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.
A farewell ceremony for the deceased Hero of #Ukraine Dmytro “Da Vinci” Kotsiubailo is taking place in #Kyiv today.
President of Ukraine Volodymyr #Zelenskyy and Prime Minister of #Finland Sanna #Marin paid tribute to the fallen hero. pic.twitter.com/cat8l8TGqy
— NEXTA (@nexta_tv) March 10, 2023
Katedralja e Kupolës së Artë të St Michael arriti kapacitetin e plotë për shkak të numrit të madh të njerëzve që erdhën nga disa rajone për të bërë nderimet e fundit dhe për të sjellë lule.
Si rezultat, qindra njerëz duhej të merrnin pjesë në funeral nga oborri jashtë kishës.
Today ?? Hero Jr. Lt. Dmytro “DaVinci” Kotsyubailo, killed in a battle near Bakhmut, was given his final honors.
Thousands attended his farewell ceremony, including @ZelenskyyUa @MarinSanna @oleksiireznikov @CinC_AFU
Sincere condolences to his family and fiancee @Mykhailova_A pic.twitter.com/FVXxpz05x3— Defense of Ukraine (@DefenceU) March 10, 2023
Pas ceremonisë në katedrale, një procesion ushtarak e çoi arkivolin e tij në Maidan (Sheshi i Pavarësisë) për një memorial më të madh publik.
????️Ukrainians kneel at funeral for fallen Hero Dmytro #DaVinci Kotsyubailo on #Kyiv’s Independence Sq–Maidan. Respect & deep gratitude, so poignant in the place his defense of Ukraine from Russia began as a teen in 2014. #RIP #SlavaUkraini #HeroyamSlava pic.twitter.com/7M5ppjhj5M
— ??Paula Chertok? (@PaulaChertok) March 10, 2023
Në vitin 2016, Kotsiubailo u bë komandanti më i ri në historinë e ushtrisë ukrainase.
Zelensky mori pjesë gjithashtu në funeralin në kishë, së bashku me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, e cila është liderja më e fundit e huaj që viziton Kievin. “Një nga heronjtë më të rinj të Ukrainës. Një nga ata, historia personale, karakteri dhe guximi i të cilëve janë bërë përgjithmonë historia, karakteri dhe guximi i Ukrainës”, tha Zelensky. /Telegrafi/