Jennifer Lopez u zhvesh vetëm me kostumin e saj të ditëlindjes teksa festoi 53-vjetorin duke shpërndarë një video seksi të saj krejtësisht e zhveshur me 219 milionë ndjekësit e saj.

Teksa promovonte produktin më të fundit të JLo Beauty, një balsam të pasmesh me çmim rreth 63 euro, superylli botëror pozoi krejtësisht nudo, ndërsa ia zbuloi botës figurën e saj tepër të tonifikuar.


“Ne i kushtojmë gjithë këtë kujdes dhe vëmendje lëkurës së fytyrës, por ndonjëherë e neglizhojmë trupin. Ishte e rëndësishme për mua të krijoja një rutinë për kujdesin e lëkurës për trupin për të adresuar nevojat e tij specifike dhe unike, dhe filluam me të pasmet!”, shkroi ajo krahas filmimeve.

60650939 11044027 image a 1 1658717782966

Ajo vazhdoi ndër të tjera: “Sot është ditëlindja ime dhe unë po ju dhuroj një lansim speciale të balsamit të shënjestruar të të pasmeve”.

Më vonë, në regjistrim, ajo veshi një trupore të vogël të zezë ndërsa fërkonte këmbët e saj me losion dhe i dha kamerës një shikim të zjarrtë.

"Fuqia e JLo Beauty, tani në shitje", tha ajo duke buzëqeshur në postimin e saj të fundit, i cili ka fituar më shumë se 836 mijë pëlqime në 14 orë.

Të enjten, nëna e dy fëmijëve për herë të parë ngacmoi se "diçka" e re po vinte në markën e saj të bukurisë pasi shpërndau vazhdimisht produkte gjatë këtij viti, duke përfshirë një pastrues, serum, hidratues dhe përforcues të lëkurës. /Telegrafi/

60639193 11044027 image m 26 1658684160018

60639191 11044027 image a 27 1658684297308

60639189 11044027 image a 23 1658684106291

60639179 11044027 image a 24 1658684134421

60639103 11044027 image a 20 1658683775316

60639097 11044027 image a 22 1658684002656