Jennifer Lopez është zyrtarisht fituese e çmimit të gjeneratës.
Gjatë ndarjes së çmimeve “MTV Movie & TV Awards 2022” të së dielës, ylli 52-vjeçar u nderua me “Generation Award” (çmimi i gjeneratës) i cili nderon aktorët, kontributet e larmishme të të cilëve si në film ashtu edhe në televizion i kanë kthyer ata në emra të njohur.
Aktorja dhe këngëtarja e filloi fjalimin e saj të pranimit të çmimit duke iu referuar roleve kryesore të filmave të saj më të mëdhenj.

“Unë i shikoj ata filma dhe shoh të gjithë njerëzit e mrekullueshëm me të cilët kam qenë e bekuar të njoh dhe të punoj me ta. Ti je po aq i mirë sa njerëzit me të cilët punon. Dhe nëse je me fat, ata të bëjnë më të mirë. Dhe unë kam qenë shumë me fat në këtë drejtim”, tha Lopez.
“Si aktore nuk jam asnjë nga gratë që kam luajtur, por ka një pjesë që është thellësisht e vërtetë për mua në secilin prej atyre personazheve. Meqenëse nuk mund të krijosh të vërtetën nëse nuk e ke jetuar me të vërtetë, unë keni një lloj tjetër liste të ‘faleminderimeve’ sonte”, vazhdoi ajo.
“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dhanë këtë jetë. Dua të falënderoj njerëzit që më dhanë gëzim dhe ata që më thyen zemrën,” tha Lopez, shkruan People.
The always ?????? @JLo – your 2022 #MTVAwards Generation Award Honoree ⭐️ pic.twitter.com/K0py3rbWR9
— Movie & TV Awards (@MTVAwards) June 6, 2022
“Ata që ishin të vërtetë dhe ata që më gënjyen. Dua të falënderoj dashurinë e vërtetë dhe dua të falënderoj mënyrën se si gënjeva veten sepse kështu e dija që duhej të rritesha”, tha ajo.
Këngëtarja e “Let’s Get Loud” vazhdoi të falënderojë “zhgënjimin dhe dështimin që më mësoi të jem e fortë”, duke shtuar, “dhe fëmijët e mi që më mësuan të dua”, ndërsa ajo shpërtheu në lot.
Lopez, e cila është nëna e binjakëve 14-vjeçarë Emme dhe Max, më pas mori brohoritje nga publiku ndërsa u emocionua dhe me sy të përlotur vazhdoi fjalimin e saj.

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më thanë në fytyrë ose kur nuk isha në dhomë se nuk mund ta bëja këtë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se mund ta bëja pa ju. Dhe e di që munda ta bëja pa fansat që kanë parë filmat”, tha Jennifer.
Lopez i kërkoi falje audiencës për “të emocionuar”, duke shtuar: “Ju më njihni. Është një nder të jem në gjendje të lidhem me audiencën — të lidhem me ju. Dhe për shkak të të gjithë juve, unë do të vazhdoj të bëj drejtësi për atë nder sa të jem pranë. JU dua. Faleminderit shumë.”
Ajo gjithashtu falënderoi ekipin e MTV për mbështetjen e saj ndër vite.

Duke përfunduar me një mesazh për të fejuarin e saj Ben Affleck, i cili nuk ishte i pranishëm, Lopez tha: “Më prit të ha darkë, do të kthehem në shtëpi në orën shtatë.”
Lopez ka një karrierë filmike që përfshin dekada. Disa nga rolet e saj më të paharrueshme janë si legjenda e muzikës titullare në “Selena’ të vitit 1997, “Hustlers” të 2019-ës , si dhe disa komedi romantike gjatë viteve, duke përfshirë “The Wedding Planner”, “Maid nw Mahhattan dhe së fundmi “Marry Me”.
Në mars, ylli i shumëfishtë pranoi çmimin “Icon” për karrierën e saj muzikore në iHeartRadio Music Awards, ku ajo tha pjesërisht në fjalimin e saj emocionues: “Sapo po filloj”.
Fituesit e mëparshëm tw “Generation Awards” përfshijnë Scarlett Johansson, Dwayne “The Rock” Johnson, Chris Pratt, Will Smith, Reese Witherspoon, Robert Downey, Jr., Mark Wahlberg, Sandra Bullock, Jamie Foxx, Johnny Depp, Ben Stiller, Adam S Mike Myers, Tom Cruise, Jim Carrey dhe e gjithë ekskluziviteti i Fast & Furious. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës