LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez mohon thashethemet se ajo është e zemëruar me Ben Affleck pas komenteve për ish-bashkëshorten, Jennifer Garner

Jennifer Lopez mohon thashethemet se ajo është e zemëruar me Ben Affleck pas komenteve për ish-bashkëshorten, Jennifer Garner

Jennifer Lopez e mbështet Ben Affleck në çdo vendimi dhe qëndrim të tij.

Pavarësisht raporteve të mediave se Lopez u ofendua nga komentet e Affleck në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, gjatë një interviste të fundit me Howard Stern, këngëtarja “On My Way” thotë se thashethemet janë krejtësisht të pabaza.

“Kjo histori thjesht nuk është e vërtetë. Nuk ndihem ashtu”, është shprehur Lopez.


Foto: FilmMagic

Ajo shton për Affleck, me të cilin ringjalli një marrëdhënie romantike në fillim të këtij viti, se e respekton për atë që është.

“Nuk mund të kisha më shumë respekt për Benin si baba, bashkëprind dhe person”, tha këngëtarja.

Nga ana e tij, Affleck, i cili ka vajzat Violet dhe Seraphina, dhe djalin Samuel me Garner, gjithashtu kundërshtoi fokusin e ngushtë të mbulimit të komenteve të tij në “Howard Stern Show”.

Foto: FilmMagic

Gjatë intervistës, një diskutim i gjerë dhe i sinqertë për famën, dashurinë, prindërimin dhe luftën e tij të së kaluarës me alkoolizmin, aktori foli për kohën në jetën e tij kur martesa e tij me Garnerin po shkatërrohej, duke thënë “se ishte arsyeja pse fillova të pi… sepse isha i bllokuar”, shkruan People.

Affleck e bëri të qartë në një intervistë të mëvonshme në Jimmy Kimmel se ai “nuk do të donte kurrë që fëmijët e mi të mendonin se do të thoshte ndonjëherë një fjalë të keqe për nënën e tyre”.

Foto: AP

Lopez është plotësisht mbështetëse ndaj Affleck-ut dhe mendon se çdo karakterizim negativ – si i tij ashtu edhe për thashethemet se ajo ishte e zemëruar me të për intervistën e Stern – janë të pavërteta.

Një burim i afërt me çiftin thotë se dyshja janë “në një hapësirë vërtet të mrekullueshme dhe vërtet të lumtur”.

Sigurisht, Affleck dhe Lopez të dy bënë hapin dhe kanë punuar shumë për t’i përfshirë fëmijët e tyre në dinamikën e marrëdhënieve të tyre. Këto ditë çifti janë fokusuar tek festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori