Jennifer Lawrence ka zbuluar një moment të çuditshëm gjatë një takimi të papritur me Robert Pattinson në shtëpinë e saj.

Gjatë një paraqitjeje në The Graham Norton Show, aktorja rrëfeu se, duke qenë se nuk kishte asgjë për t’i shërbyer, nxori ushqimin nga plehrat dhe ia ofroi Pattinson-it ndërsa ai ishte në banjo.


“Ai e mori dhe e hëngri pa problem, edhe pse ishte nga plehrat”, tha Lawrence me humor.

Takimi ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të tyre të ardhshëm Die My Love, ku Jennifer luan një nënë të re që përballet me depresion pas lindjes dhe Robert është bashkëshorti i saj, Jackson.

Aktorja zbuloi gjithashtu se për film ata duhej të performonin një valle interpretuese lakuriq, gjë që e bëri të ndihej e turpëruar, pasi nuk njiheshin mirë.

Lawrence, e cila ka dy fëmijë, foli edhe për ndikimin e amësisë në karrierën e saj: “Të kesh fëmijë ndryshon gjithçka… është brutale dhe e pabesueshme, por më ka hapur shumë botën krijuese”.

Pattinson, i cili sapo u bë baba, e vlerësoi përvojën dhe tha se prindërimi i ka dhënë energji dhe frymëzim të ri. /Telegrafi/