Jennifer Lawrence është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.

Një përfaqësuese e aktores së njohur e konfirmoi shtatzëninë e saj për Vogue.


Lawrence u pa të shtunën në mbrëmje në Los Angeles me një bluzë të bardhë që fshihte barkun e saj. Ajo gjithashtu kishte veshur një fund të zi dhe një pulovër të kuq ndërsa mbërriti në darkë.

91067217 13980581 image a 2 1729438225833

Lawrence dhe bashkëshorti i saj janë të martuar që nga viti 2019 dhe kanë së bashku djalin dy vjeçar Cy.

Vitin e kaluar, një burim tha për Us Weekly, se çifti po mendon të bëjnë një fëmijë tjetër.

91067219 13980581 image a 13 1729439885126

Jennifer Lawrence është një aktore shumë e dashur, dhe ka qenë pjesë e filmave shumë të suksesshëm. /Telegrafi/