Aktorja e njohur, Jennifer Garner, është duke shijuar në maksimum shëtitjet e saj.

Nëna e tre fëmijëve, gjithmonë gjen kohë për fizikun e saj, duke qëndruar në linjë për vite me radhë, shkruan Daily Mail.


Andaj, gjatë ditës së djeshme (e diel) ajo është fotografuar në rrugët Los Angeles, ndërsa po ngiste biçikletën.

38715878 0 image a 23 1612145976943

48-vjeçarja ndërkohë kishte zgjedhur të mbulojë tërësisht fytyrën, teksa për shkak të pandemisë coronavirus mbante edhe maskë mbrojtëse.

Në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e zezë, çka bënte që aktorja të dukej edhe më tërheqëse.

38715882 9208641 image m 25 1612146263222

Më vonë gjatë ditës, në rrjetin social Instagram ajo shpërndau disa imazhe me vajzën, teksa shëtisnin qentë. /Telegrafi/

38716782 9208641 image a 34 1612148184316