Jennifer Aniston dhe Courteney Cox ribashkojnë “Friends” në një moment të veçantë për LolaVie

Jennifer Aniston ka festuar përvjetorin e katërt të markës së saj të kujdesit për flokët, LolaVie, me një surprizë të ëmbël: ajo ftoi mikeshën dhe kolegen e saj të ngushtë nga “Friends”, Courteney Cox, për një ndryshim të ri të pamjes.
Në një video të publikuar në Instagram, 56-vjeçarja u shfaq duke i tharë dhe stiluar flokët Courteney-t, e cila ishte e veshur me një rrobë të rehatshme.
Aniston përdori disa nga produktet më të njohura të LolaVie, përfshirë Glossing Detangler, Peptide Plumping Volume Spray, Lightweight Hair Oil dhe Perfecting Leave-In, shkruan DailyMail.
“Kjo është dita më e madhe e jetës sime. Më në fund po i thaj flokët Courteney-t me tharëse flokësh”, tha aktorja mes humorit.
Në videon e shpërndarë, Courteney pranoi se zakonisht nuk i kreh flokët e saj dhe e quajti “mrekulli” që Jennifer arriti ta bënte këtë pa problem.
Aniston iu përgjigj me humor duke i kujtuar asaj se produktet e LolaVie kanë fituar tashmë “rreth 12 çmime”.
Ky bashkëpunim i veçantë mes dy yjeve të “Friends” erdhi me një ofertë promovuese për ndjekësit: 20% zbritje për të gjitha produktet në LolaVie.com.
Dyshja, të cilat së fundmi kishin ndarë edhe një postim të përbashkët për linjat e tyre të kujdesit për trupin dhe flokët, dëshmuan edhe një herë lidhjen e tyre të fortë miqësore brenda dhe jashtë ekranit.
Me këtë paraqitje, Jennifer Aniston jo vetëm që festoi suksesin e LolaVie, por gjithashtu solli një nostalgji të ëmbël për fansat e “Friends”, duke e kthyer Courteney Cox në një pjesë të veçantë të fushatës së saj. /Telegrafi/















































