Nëse jeni lodhur nga stili klasik i video-lojërave futbollistike si FIFA (edhe pse tashmë nuk quhet më ashtu), këtë fundjavë keni mundësinë të provoni një alternativë interesante.

Mund të luani Rematch, një video-lojë futbolli e pazakontë që kombinon elemente arcade dhe aksion multiplayer nga perspektiva e personit të tretë.


Në lojë kontrolloni një lojtar nga pamja prapa shpinës, dhe rregullat janë mjaft të lira.

Në përgjithësi, video-loja ngjan me Rocket League, por në vend të makinave, luajnë futbollistë.

Beta e mbyllur (por me hyrje të garantuar) është e disponueshme nga sot deri të hënën, më 21 prill, në orën 10:00.

Video-loja aktualisht është e disponueshme për PC (në Steam), PS5 dhe konsolat Xbox Series, ndërsa versioni i plotë del më 19 qershor dhe do të kushtojë 30 euro. /Telegrafi/