Nga: Bernie Sanders, senator i ShBA-së dhe kryetar i komisionit për shëndetësi, arsim, punë dhe pensione / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Të premten në mbrëmje do të mbaj një takim me qytetarët në Omahë të Nebraskës, dhe të shtunën në mëngjes në Ajova-Siti të Ajovës. Për më tepër, në javët dhe muajt e ardhshëm, unë dhe progresistët e tjerë do të organizojmë takime me anëtarësinë në të gjithë vendin.
Pse, pikërisht në këtë moment po mbajmë takime me qytetarët në mbarë vendin – veçanërisht në zonat konservatore? Përgjigja është e qartë.
Trumpizmi nuk do të mposhtet nga politikanët brenda rrethit të Uashingtonit. Ai do të mposhtet vetëm nga miliona amerikanë, në çdo shtet të këtij vendi, të cilët bashkohen në një lëvizje të fuqishme popullore që thotë jo ndaj oligarkisë, jo ndaj autoritarizmit, jo ndaj kleptokracisë, jo ndaj shkurtimeve masive në programet që punëtorët shumë kanë nevojë, jo ndaj lehtësimeve të mëdha tatimore për njerëzit më të pasur në vendin tonë. Dhe, pikërisht për këtë po bëhen këto aktivitete.
Për më tepër, ka disa distrikte kongresionale ku republikanët fituan me një diferencë shumë të vogël votash. Meqenëse Partia Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve ka vetëm një shumicë prej tre votash, ne mund të ndalojmë legjislacionin drakonian kundër klasës punëtore nëse vetëm dy anëtarë republikanë të Kongresit votojnë kundër. Dhe, ata do të votojnë kundër nëse ne mobilizojmë zgjedhësit e tyre për të kërkuar që ta bëjnë këtë.
A mund të mposhtet trumpizmi? Patjetër që po! Por, nëse duam që kjo të ndodhë, duhet të kuptojmë saktësisht me çfarë po përballemi dhe si mund të ecim përpara në mënyrën më të mirë. Ja disa nga gjërat që duhet të kemi parasysh:
Trumpizmi ka një sasi të pakufizuar parash për të financuar përpjekjet e veta. Elon Musku, njeriu më i pasur në botë, ka investuar më shumë se 270 milionë dollarë në fushatën e Trumpit, që është një pjesë e papërfillshme e pasurisë së tij. Miliarderë të tjerë do t’i bashkohen Muskut për të shpenzuar aq sa duhet.
Trumpizmi ka kontroll të konsiderueshëm mbi pjesë të mëdha të medias, nga e cila miliona amerikanë marrin informacionin. Fox News dhe platforma X e Muskut, ndër të tjera, nuk janë thjesht media të zakonshme. Funksioni i tyre bazik nuk është të raportojnë “lajmet”, por të përhapin ideologji ekstremiste të së djathtës.
Trumpizmi po përdor konceptin e “gënjeshtrës së madhe” në një mënyrë që nuk është parë kurrë më parë në këtë vend. Ditë pas dite, deklaratat haptazi të rreme dhe teoritë konspirative po propagandohen – dhe po përsëriten vazhdimisht e pa pushim.
Trumpizmi nuk beson në demokraci apo në sundimin e ligjit. Kohët e fundit, Trumpi bëri këtë postim: “Ai që shpëton vendin e vet nuk shkel asnjë ligj”. Me fjalë të tjera, Trumpi beson se mund të bëjë gjithçka që dëshiron, për çfarëdo arsyeje. Ai mund të injorojë Kongresin ose gjykatat. Ai është mbi ligjin.
Por, ndërsa Trumpi po përqendron pushtetin në duart e veta, një realitet tjetër po zhvillohet.
Sot, 60 për qind e amerikanëve jetojnë nga paga në pagë; miliona marrin paga të mjerueshme; 85 milionë njerëz janë të pasiguruar ose me sigurim bazik; të rinjtë nuk mund ta përballojnë koston e studimit; 25 për qind e të moshuarve mbijetojnë me 15 mijë dollarë në vit ose më pak; kemi nivelin më të lartë të varfërisë së fëmijëve ndër vendet kryesore të botës dhe kemi një mungesë të madhe të strehimit të përballueshëm dhe me kosto të ulët.
E, përveç kësaj, po humbasim betejën kundër krizës klimatike – një kërcënim ekzistencial për të ardhmen e planetit.
Dhe, ja ku është thelbi i çështjes. Përderisa Trumpi na largon nga demokracia, ndërsa klasa e mesme vazhdon të tkurret, njerëzit më të pasur të këtij vendi nuk e kanë pasur kurrë më mirë sesa tani. Sot, tre oligarkët kryesorë – Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg – kanë një pasuri prej 905 miliardë dollarësh, më shumë se gjysma e poshtme e shoqërisë amerikane, e cila përfshin 170 milionë njerëz. Dhe, në mënyrë të pabesueshme, që nga zgjedhja e Trumpit, pasuria e tyre është rritur me 217 miliardë dollarë.
Lufta jonë, lufta e popullit amerikan, është për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit. Po aq e rëndësishme është t’i japim fund oligarkisë dhe të krijojmë një ekonomi që funksionon për të gjithë, jo vetëm për një pakicë. Jemi vendi më i pasur në botë dhe teknologjitë e reja, si inteligjenca artificiale dhe robotika, do të na bëjnë edhe më të pasur. Është absurde, e padrejtë dhe çnjerëzore që pothuajse e gjithë kjo pasuri e re të shkojë tek ata që kanë më së paku nevojë.
Përderisa Trumpi “përmbyt sistemin” dhe merr gjithë vëmendjen politike, është e domosdoshme të mos e humbasim nga sytë vizionin progresist – një komb dhe një botë të bazuar në bashkëpunim dhe dhembshuri njerëzore, jo në lakmi dhe në mentalitetin e “mbijetesës së më të fortit”. Ajo për të cilën po luftojmë nuk është një “utopi” apo diçka e paarritshme. Shumëçka nga kjo tashmë ekziston në vende të tjera dhe sondazhet tregojnë vazhdimisht se pikërisht këtë duan amerikanët.
Në vendin më të pasur në historinë e botës, ne duhet të përcaktojmë se:
– Shëndetësia është e drejtë njerëzore dhe duhet të jetë e qasshme për të gjithë, pavarësisht të ardhurave.
– Çdo punëtor në Amerikë ka të drejtë të fitojë një pagë të dinjitetshme. Duhet të rrisim pagën minimale në një nivel jetese dhe të lehtësojmë anëtarësimin në sindikata.
– Duhet të kemi sistemin më të mirë publik arsimor në botë, nga kujdesi për fëmijët e deri te trajnimet profesionale dhe universitetet – të qasshme për të gjithë.
– Duhet të adresojmë krizën e strehimit dhe të ndërtojmë miliona njësi të përballueshme banimi të cilat dëshpërimisht na duhen.
– Duhet të krijojmë miliona vende pune me paga të mira, duke udhëhequr botën në luftën kundër kërcënimit ekzistencial të ndryshimeve klimatike.
– Duhet të çrrënjosim të gjitha format e paragjykimit dhe diskriminimit.
Jo vetëm që duhet të vazhdojmë të luftojmë për një komb të bazuar në drejtësinë ekonomike, sociale, racore dhe mjedisore, por duhet gjithashtu të udhëheqim përpjekjet kundër agjendës reaksionare të Trumpit.
Në javët në vijim, republikanët në Kongres do të paraqesin një projektligj të madh, një projektligj të “pajtimit fiskal”, i cili mishëron sistemin e tyre të vlerave – lakminë dhe përuljen ndaj oligarkisë. Ky projektligj është esenca ekonomike e trumpizmit.
Në një kohë kur pabarazia e të ardhurave dhe pasurisë ka arritur nivele të paprecedenta, ky legjislacion do t’u japë triliona dollarë në ulje taksash njerëzve më të pasur në vend. Ai do t’i bëjë të pasurit edhe më të pasur. Në një kohë kur klasa punëtore e këtij vendi mezi përballon ushqimin dhe strehimin, ky projektligj do të bëjë shkurtime të egra në kujdesin shëndetësor, strehim, ushqim, arsim dhe nevoja të tjera bazike. Ai do ta bëjë të varfrin edhe më të varfër.
Nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë. Ky legjislacion është jopopullor. Pikërisht këtë amerikanët nuk duan. Ai nuk duhet të miratohet nga Kongresi.
Ai duhet të mposhtet – dhe ne mund ta mposhtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës