Instalacioni artistik “Jehonat e heshtjes – Zemrat rome në Kosovë pas konfliktit” me premierën e realizuar në Kinemanë Lumbardhi në Prizren ka përçuar porosinë ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e përfshirjes, drejtësinë dhe bashkëjetesën në paqe.
Përgjatë gjithë shfaqjes që ka zgjatur rreth 40 minuta, atmosfera ka qenë emocionale, pasi teksti i aktorëve të teatrit rom “Nexhip Menekshe”, Melisa Menekshe, Gynesh Veshall dhe Benjamin Menekshe është shoqëruar me muzikë të gjallë, që është ekzekutuar nga muzikantët e shquar: Arian Randobrava, Ilir Bajri dhe Nesim Maxhuni.
Kreatorja e kësaj vepre, Urma Menekshe ka theksuar se kjo performancë artistike përmes rrëfimeve të padëgjuara më parë ndriçon tragjeditë, diskriminimin, përndjekjen dhe fuqinë e mbijetesës së grave rome, duke theksuar padrejtësitë historike dhe domosdoshmërinë e drejtësisë tranzicionale.
“Përmes projektit “Jehonat e heshtjes – Zemrat rome në Kosovë pas konfliktit” bashkohen për të ndriçuar përvojat e hidhura të komunitetit rom, i cili është përballur me vështirësitë e integrimit pas konfliktit”, ka thënë Menekshe.
Sipas saj, ky instalacion nuk është vetëm një shfaqje artistike, por një homazh për realitetin e jetës së komunitetit të margjinalizuar, duke synuar dimensionin gjinor të drejtësisë tranzicionale në Kosovë.
“Përmes tregimeve të gjalla dhe muzikës ne dëgjojmë rrëfime të padëgjuara, të cilat janë sfida të qëndrueshmërisë dhe historisë, po ashtu dhe dhimbje, të cilat nuk janë shprehur më herët”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se kompozimet janë kombinuar me muzikën tradicionale rome për të nderuar edhe trashëgiminë kulturore të këtij komuniteti.
Menekshe ka shfaqur dëshirën që kjo histori të sfidojë shikimin përtej stereotipeve, për të kuptuar kompleksitetin e diskriminimit sistematik ashtu që të vlerësohet forca që gjendet brenda komunitetit rom.
“Shpresa jonë është që kjo ngjarje të nxisë një ndërgjegjësim më të thellë, empati dhe dialog, duke sfiduar narrativet tradicionale dhe duke na inkurajuar të gjithëve që të avokojmë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë”, është shprehur Menekshe.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përfshirja e të Rinjve në Drejtësinë Tranzicionale përmes Perspektivës Gjinore”, të Fondacionit Jahjaga, mbështetur nga BE dhe zbatuar nga UNDP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri