LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të jap 10 miliardë dollarë për luftimin e ngrohjes globale

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të jap 10 miliardë dollarë për luftimin e ngrohjes globale

Jeff Bezos tha të hënën se ai po jep 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin klimatik.

Drejtori i Përgjithshëm i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë njoftoi në një postim në Instagram se do të fillojë fondin ‘Bezos Earth Fund’. Ai tha se pret që të fillojë të japë grante këtë verë.

https://www.instagram.com/p/B8rWKFnnQ5c/


Me një vlerë neto të vlerësuar prej rreth 130 miliardë dollarë, donacioni i tij përbën rreth 7.7% të pasurisë së tij.

“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për planetin tonë,” tha Bezos.

“Unë dua të punoj së bashku me të tjerët, për të forcuar mënyrat e njohura dhe për të eksploruar mënyra të reja për të luftuar ndikimin shkatërrues të ndryshimit të klimës në këtë planet që ne të gjithë ndajmë.”

Masa pason presionin e punonjësve të Amazon për të shtyrë kompaninë të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës.

Më shumë se 350 punonjës nënshkruan një artikull në Medium duke kërkuar emetime  zero të karbonit deri në vitin 2030, midis kërkesave të tjera. /Telegrafi/