LAJMI I FUNDIT:

Jean-Denys Choulet emërohet përzgjedhës i Kosovës në basketboll

Jean-Denys Choulet emërohet përzgjedhës i Kosovës në basketboll

Trajneri me shumë përvojë, Jean-Denys Choulet do të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketboll.

Ai u emërua përzgjedhës me vendim nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe do të fillojë punën në nëntor, në përgatitjet dhe ndeshjet e Kosovës A, që do t’i kenë si mysafire ndaj Zvicrës dhe Irlandës në udhëtim (21 dhe 24 nëntor). Dardanët kanë një fitore dhe një humbje në këtë grup parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.


Trajneri francez Jean-Denys Choulet ka përvojë të madhe në karrierën e tij, duke fituar shumë trofe e duke drejtuar shumë skuadra.

Jean-Denys Choulet është 66 vjeçar, ku gjatë karrierës së tij, arriti të fitojë dy herë kampionatin francez, herën e parë në 2007 me Roanne dhe herën e dytë në 2017 me Élan Chalon. Më 2007 ishte shpallur edhe trajneri i vitit.

Po ashtu ka drejtuar për shumë vite skuadra që kanë garuar në Kupa Evropiane, duke pasur përvojë ndërkombëtare. Me Élan Chalon ishte finalist i FIBA Europe Cup në vitin 2017./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori