LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme OSBE/ODIHR do të publikojë raportin për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Javën e ardhshme OSBE/ODIHR do të publikojë raportin për zgjedhjet e 11 dhjetorit

OSBE/ODIHR gjatë javës së ardhshme do të publikojë raportin nga monitorimi i zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. Edhe pse ky raport zakonisht publikohet tetë javë pas zgjedhjeve, për këtë cikël ai vjen me dy javë vonesë. Nga zyrat e OSBE/ODIHR në Varshavë thonë se vonesa ka të bëjë me pushimet e festave të fundvitit, njofton Alsat-M.

“Vonesa në publikimin e raportit ka të bëjë me periudhën e festive dhe pushimeve, që ka ndodhur edhe në të kaluarën kur zgjedhjet janë mbajtur në fund të vitit” – njoftuan nga OSBE/ODIHR.

Gjatë cikleve të kaluara zgjedhore pas vëzhgimit, Maqedonia ka marrë vërejtje serioze nga OSBE/ODIHR. Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit thotë se edhe në zyrat e tyre ka pasur shumë ankesa për të gjitha llojet e parregullsive dhe presioneve.


Bojan Mariçiq nga Qendra për strategji Evropiane vlerëson se institucionet e vendit nuk i marrin shumë parasysh vërejtjet e ODIHR.

Në raportin paraprak një ditë pas 11 dhjetorit OSBE/ODIHR theksoi se zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë demokratike me një fushatë e cila u karakterizua nga mosbesimi publik në institucione dhe në sistemin politik, si dhe me akuza për presione ndaj votuesve./Telegrafi/