LAJMI I FUNDIT:

Java nis e ftohtë, të hënën priten reshje bore në Kosovë

Java nis e ftohtë, të hënën priten reshje bore në Kosovë
Foto: Arkiv

Mot i mirë dhe me diell si ky i së dielës nuk pritet të mbajë edhe gjatë ditëve tjera të javës, kështu bënë të ditur “Prishtina Weather”.

Sipas tyre java, do të jetë e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Kurse gjatë ditës së hënë, në mbrëmje pritet të ketë edhe reshje bore.

“Java fillon me mot të ndryshueshëm.  Të hënën paradite butë, deri në mbrëmje priten reshje bore.  Ditën e martë më ftohtë.  Në pjesën e dytë të javës mot i butë e me diell”, njofton ‘Prishtina Weather’.


Edhe gjatë të martës pritet të ketë reshje bore, për tu përmirësuar moti pastaj të mërkurën ku do të ketë mot më të butë dhe me intervale kohore të diellit.

“Nga dita e mërkurë gjatë ditës parashihet të mbajë mot më i butë. Prej ditës së enjte edhe me më shumë diell.  Orëve të mëngjesit mbesin mundësitë për ngrica, e në vise të ulëta edhe për mjegull/mjegullinë. Qarkullimi i mirë ajror në ditët e para të javës, edhe sjell te përmirësimi i situatës me cilësinë e ajrit.  Ndotësit ajror do të jenë më të shpërndarë e indeksi do të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira.  Ditën e mërkurë me qetësimin e erës, ndotësit mbesin pranë sipërfaqes, në koncentrime të rritura, ndërsa indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta”, bënë të ditur ‘Prishtina Weather’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

Drejtësi
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori